fbpx

Harrisia ofron 20 bursa deri në 100% për studime në Cacttus Education

HARRISIA Future Engineers Scholarship Program!

Harrisia ofron 20 bursa deri në 100% për studime në Cacttus Education

Harrisia vazhdon traditën, përmes të cilës edhe këtë vit do të mbështesë profesionistët e rinjë të fushës së teknologjisë duke iu ofruar bursa deri 100% për studim në CACTTUS Education, për drejtimin Zhvillues i UEB-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Marrëveshja për ofrimin e bursave u nënshkrua nga përfaqësuesja e CACTTUS Education, Vildane Kelmendi si dhe Menaxheri i kompanisë Harrisia, Ibrahim Tolaj.

Kompania Harrisia në vazhdimësi ndihmon në zhvillimin dhe avansimin e kuadrove të reja duke i mbështetur me bursa, trajnime dhe punë praktike.Për kandidatët e suksesshëm, kompania ofron edhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve!


Te gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut në vijim:


Apliko tani!

Mercurius Consulting dhe Cacttus Education nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për rekrutimin e profesionistëve të rinj të fushës së teknologjisë

Bashkëpunimi mes Cacttus Education dhe Mercurius Consulting ka për qëllim lehtësimin e kyçjes në punë dhe praktikë për studentë të dalluar të Cacttus Education.

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit, HR outsourcing, si dhe avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi Cacttus Education do të rekomandojë kandidatët e dalluar për punësim apo punë praktike, të cilët do të rekrutohen nga Mercurius për punësim në fushën e IT-së për klientë të kompanisë së tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Programit të Cacttus Education, znj. Vildane Kelmendi dhe nga CEO i Mercurius Consulting, z. Shkumbin Ibraimi. Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim ndërmjet të dy palëve, duke lehtësuar rekrutimin dhe duke ofruar mundësi për zhvillim profesional për studentët e Cacttus Education.

Gjirafa, Inc. dhe Cacttus Education nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Bashkëpunimi mes Cacttus Education dhe Gjirafa Inc. ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e trajnimeve dhe zhvillimeve profesionale me fokus në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Kompania Gjirafa është zotuar për angazhim në praktikë për studentë dhe kandidatë të sukseshëm të programeve të trajnimeve në Cacttus Education. Marrëveshja përfshinë edhe shkollimin në programe relevante për fushën e programimit,  si dhe bashkëpunim me ligjërues nga Gjirafa, për programet e trajnimit në Cacttus Education si dhe programe të shkollës profesionale.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Z. Besim Ilazi dhe nga themeluesi dhe CEO i Gjirafa Inc., Z. Mergim Cahani. Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim ndërmjet të dy palëve duke promovuar vlerat e përbashkëta, dhe duke ofruar mundësi për zhvillim profesional për programerë të rinjë.