fbpx

Vizitë nga ligjëruesit Jusuf Çarkaxhiu dhe Laurik Helshani nga Kolegji AAB

Në CACTTUS Education pritëm në vizitë ligjëruesit Jusuf Çarkaxhiu dhe Laurik Helshani nga Kolegji AAB të cilët ligjëruan temat “Algoritmi i Luhn-it” dhe “Algoritmi gjenetik.”

Në fund të ligjëratës, studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje për ligjëruesit si dhe të diskutojnë së bashku mbi këto tema.

Vizitë nga nxënësit e shkollës së mesme “Gjin Gazulli”

Nxënësit e shkollës së mesme “Gjin Gazulli” vizituan CACTTUSEducation, ku patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth drejtimeve, programeve si dhe të shohin ambientin modern në klasat e shkollës.

Nxënësit gjithashtu vizituan edhe zyret e kompanisë CACTTUS, ku arritën të mësojnë më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve që ofron CACTTUS, si dhe të shohin për së afërmi një ambient pune në një kompani të sektorit të TIK. 👩‍💻

Vizitë nga nxënësit e shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” nga FushëKosova

Sot pritëm në vizitë nxënës nga shkolla e mesme “Hivzi Sulejmani” nga FushëKosova. Në objektin e CACTTUSEducation, të pranishmit u pritën nga Drejtoresha e Programeve, Vildane Kelmendi dhe Veton Xhelili, Menaxher i Projekteve i cili u shpreh se: “Ne jemi vetëm një urë lidhëse mes asaj se çfarë kërkon tregu dhe çfarë ofrojmë ne, e që është punësimi i menjëhershëm pas studimeve në CACTTUSEducation”Njëkohësisht ata shpalosën programin e shkollës, drejtimet dhe trajnimet e certifikuara.

Nxënësit gjithashtu vizituan edhe zyret e CACTTUS, ku patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve që ofron kjo kompani.