fbpx

Arbër Basha, Programer në Cacttus Sha

Arbër Basha është studenti i radhës nga Cacttus Education që është angazhuar në punë praktike. Pas përfundimit të vitit të parë akademik në drejtimin ‘Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile’, ai ka filluar praktikën në kompaninë amë Cacttus Sha, në departamentin ‘Business Solutions’.

Arbëri na tregon më shumë për përvojën e tij gjatë studimeve, dhe angazhimit në punë praktike, si dhe ndërlidhjen e tyre në përgatitjen e tij profesionale.

Arsyeja kryesore pse e kam përzgjedhur ‘Zhvillim-in e ueb-it dhe aplikacioneve mobile’ si drejtim studimi, ka qenë dëshira për ta krijuar aplikacione e programe të reja, të cilat do të jenë produkt i krijuar nga unë. Por për ta krijuar një produkt, duhet patjetër ta njohësh klientin për të cilin krijohet produkti. Këtu hyn praktika në Business Solutions, ku përpos punës me baza të dhënash, poashtu ndër pikat kryesore është komunikimi me klientë potencialë dhe vlerësimi i nevojave të tyre. Puna kryesore në department poashtu është e lidhur ngushtë me Microsoft Dynamics Navision, dhe projekte të ndryshme për të cilat nevojitet njohuri në C#, dhe SQL.

Arbëri më tutje shton:

Studimet në Cacttus Education kanë qenë baza kryesore e fillimit të karrierës në fushën e programimit. Prej pikëpamjes time, sistemi që implementohet nga Cacttus Education të ofron mundësi për të mësuar shumë për një kohë shumë të shkurtë. Jam shumë i kënaqur me profesorët dhe me qasjen e tyre ndaj nesh. Poashtu ambienti është shumë i përshtatshëm dhe ka gjithçka që i duhet një programeri të ardhshëm.

Arbëri është vetëm njëri nga studentët e angazhuar në punë praktike, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe po vazhdon me ndërtimin e një profili prej profesionisti në fushën e programimit. Cacttus Eduaction do të vazhdojë që përmes ndërlidhjes së studimeve me punën të përgatisë studentët për profesione të caktuara, dhe të krijojë një bazë të sigurtë për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

Cacttus Education dhe Cacttus Sha vazhdojnë të jenë sponzorë të DokuFest-it

Festivali i filmit DokuFest, është është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Për çdo vit, ky festival mbushë përplot me shikues kinematë dhe vendet e improvizuara për shafaqjen e filmit në qendrën e Prizrenit.

Cacttus Sha dhe Cacttus Education edhe këtë vit si çdo vit tjetër do të jenë sponzorë teknikë të DokuFest-it.  Përveq pjesës teknike, Cacttus ka bërë edhe implementimin e programit të shitjes së biletave, Ticket Shoop. Ky program është krijuar nga DZHS (Departamenti për zhvillim softuerik) enkas për DokuFest-in dhe ju mundëson: shitjen e biletave dhe produkteve, menaxhimin efektiv të termineve, si dhe shitjen e biletave dhe regjistrimin e pjesëmarrësve të eventeve të ndryshme në kuadër të DokuFest.

Një ndër aktivitetet i cili do të përkrahet nga Cacttus në bashkëpunim me Technologic është ekspozita Maotik nga artisti francez Mathieu Le Sourd, e cila do të mbahet të mërkurën, me datë 08 gusht 2018.

Ju ftojmë që gjatë vizitës tuaj në DokuFest, ta vizitoni edhe ekspozitën Maotik, ku do të keni rastin të shihni edhe koncepte të reja që prezantohen në formë të instalimeve digjitale. Me fokus kryesor në aspektin teknologjik, Cacttus Education dhe Cacttus Sha edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin organizime të tilla.

Si po e ndryshon teknologjia tregun global të punës

Kur shikojmë drejt së ardhmes, shohim se teknologjia gjithmonë e më shumë po bëhet pjesë e zhvillimit . Kurse, hendeku mes kërkesës për specialistëve të teknologjisë dhe numrit të profesionistëve po vazhdon të rritet.

Gjenerata e re e profesionistëve duhet të mësojnë dhe të zhvillojnë shkathtësi të reja teknologjike, përderisa gjenerata e tanishme duhet të ripërtrijë ekspertizën për të udhëhequr sukseshëm programet e së ardhmes.

Por cilat janë disa nga shkatësitë që ju nevojiten profesionistëve të së ardhmes, që  duhet t’i zhvillojnë për të qenë në hap me industrinë e teknologjisë që po ndryshon me hap të shpejtë?

Një prej nevojave të mënjëhershmë është që të gjithë profesionistët e cilësdo lëmijë të kenë të paktën një njohuri bazë në teknologji. Profesionistët duhet të jenë në gjendje të përdorin dhe integrojnë teknologji themelore në punën e tyre të përditshme.  Prandaj njohuritë  teknologjike duhet të jenë pjesë e shkatësive të secilit individ.

Është e dukshme që teknologjia po e transformon secilin sektor të punës, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kurse për ta mbajtur  hapin me avancimet teknologjike duhet që të përvetësojmë shkathtësi të reja për të qenë të sukseshëm në tregun global të punës.

Artikull i përshtatur nga Devex