fbpx

Shkathtësitë për epokën digjitale

Për të qenë të sukseshëm në një profesion të caktuar, duhet të zhvillojmë shkathtësi specifike që na mundësojnë të kryejmë detyra të caktuara. Megjithatë për të qenë vërtetë të sukseshëm në epokën digjitale, ne duhet të zhvillojmë edhe shkathtësitë personale. Përmes shkathtësive si: imagjinata, mendimi kritik dhe kurioziteti, ne e ndryshojmë botën, dhe përshtatemi më lehtë me ndryshimet e shpejta në epokën digjitale.

Imagjinata
Imagjinata është shkathtësia kryesore për epokën digjitale. Ajo është vlera jonë më e madhe, sepse është burim i kapacitetit që kemi për të qenë kurreshtarë e kreativë. Imagjinata na ndihmon për të qenë në hap me volumin dhe shpejtësinë e ndryshimeve teknologjike, përmes zhvillimit të fleksibilitetit dhe kreativitetit.

Mendimi Kritik
Duke pasur parasysh sasinë e madhe të informacioneve që secili prej nesh e marrim çdo ditë, mendimi kritik është i domosdoshëm për të na ndihmuar që t’i filtrojmë këto të dhëna në mënyrë efektive. Mendimi kritik na ndihmon ta gjykojmë se cilat nga ato informata janë të dobishme, e cilat të panevojshme.

Kurioziteti
Është shumë e rëndësishme të mbesim kurioz ndaj mundësive të reja, edhe nëse më herët jemi përballur me rreziqe në karrierë dhe madje edhe me dështime. Nganjëherë dështimet na shtyejnë të mos provojmë gjëra të reja.  Për këtë duhet të mbesim kuriozë ndaj gjërave e ideve të reja. Sepse, sa më shumë ide që t’i provojmë, aq më të mëdha janë gjasat që do të kemi sukses në realizimin e tyre.

Artikull i përshtatur nga CEO Magazine

80% zbritje për trajnim në “Sales Techniques” organizuar nga Cacttus Education

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education në partneritet me USAID kanë lansuar gjatë vitit të kaluar projektin “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ky projekt synon që ta lehtësojë përgatitjen e të rinjëve për tregun e punës. Për këtë qëllim, në kuadër të projektit do të organizohen edhe trajnime të ndryshme kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit.

Trajnimi i radhës që do të fillojnë në kuadër të projektit është: Sales techniques i cili do të ofrohet për do të ofrohet me 80% zbritje. Ky trajnim si dhe trajnimet tjera që do të lansohen me kohë kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjëve kosovarë në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe shkathtësive tjera që ndikojnë në zhvillimin bizneseve dhe kuadrove të reja. Duke pasur si synim punësimin e të rinjëve kosovarë, trajnimi është i dedikuar vetëm personat e papunësuar.

Projekti “Partneriteti për Impaktin në TIK” i dizajnuar për 3 vite ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri në vitet e ardhshme e cila pritet të zgjasë përtej periudhës së projektit. Kjo qëndrueshmëri do të arrihet përmes bashkëpunimin të konsoliduar të partnerëve, si dhe përmes shkathtësive që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës bashkë shkathtësitë e zhvilluara gjatë trajnimit dhe programit mësimor. Përveç kësaj, projekti do të shërbejë për të ndryshuar perceptimet kulturore lidhur me trajnimet dhe studimet profesionale në Kosovë.

Cacttus Education organizon trajnimin në “Java Programming”

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education në partneritet me USAID vitin e kaluar kanë lansuar projektin tre-vjeçar “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ndër aktivitetet e këtij projekti janë edhe trajnimet të cilat do të ofrohen në fushën e teknologjisë së informacionit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë projekt. Përmes këtij partneriteti do të lehtësohet përgatitja e të rinjëve për tregun e punës. 

Trajnimi i radhës që do të mbahet në kuadër të projektit është: Java Programming që do të ofrohet për vetëm 99 Euro. Ky trajnim si dhe trajnimet tjera që do të lansohen me kohë kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjëve kosovarë në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe shkathtësive tjera që ndikojnë në zhvillimin bizneseve dhe kuadrove të reja. Duke pasur si synim punësimin e të rinjëve kosovarë, trajnimi është i dedikuar vetëm personat e papunësuar.

Projekti “Partneriteti për Impaktin në TIK” i dizajnuar për 3 vite ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri në vitet e ardhshme e cila pritet të zgjasë përtej periudhës së projektit. Kjo qëndrueshmëri do të arrihet përmes bashkëpunimin të konsoliduar të partnerëve, si dhe përmes shkathtësive që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës bashkë shkathtësitë e zhvilluara gjatë trajnimit dhe programit mësimor. Përveç kësaj, projekti do të shërbejë për të ndryshuar perceptimet kulturore lidhur me trajnimet dhe studimet profesionale në Kosovë.