fbpx

Ofertë për regjistrim të hershëm në Cacttus Education

Cacttus Education ka filluar me pranimin e aplikacioneve të të interesuarve për të studiuar në fushën e teknologjisë. Për të gjithë personat që regjistrohen deri më datën 30 qershor, për t’u bërë pjesë e Cacttus Education, në fazat e para të aplikimit ofrojmë:

Zbritje për Vit Akademik

Aplikuesit e hershëm për vitin akademik 2017/2018 do të kualifikohen për të përfituar nga dorëzimi i hershëm i aplikacionit. Për regjistrimet që bëhen deri me datën 30 qershor ofrohet zbritje për vitin e parë akademik.

Zbritje për Orar të Ditës

Gjatë studimeve ofrohen 2 orare, orari i dites dhe i pasdites. Për studentët e regjistruar që dëshirojnë t’i ndjekin ligjëratat gjatë orarit të ditës do të kenë lehtësim në pagesë.

Përparësi për Bursë deri 1000 Euro

Në kuadër të regjistrimeve, ofrohen edhe bursa për studime. Ndonëse të gjithë studentët mund të aplikojnë për kualifikim për bursë, përparësi do të kenë ata studentë që regjistrohen gjatë fazës së parë të aplikimit.

Qasje në Microsoft Knowledge Base

Për një studim të sukseshëm dhe për të qenë në hap me zhvillimet teknologjike në botë, nevoitet qasje në materialin e duhur. Prandaj Cacttus Education, për të regjistruarit gjatë fazës Early Bird, u mundëson qasje falas në Microsoft Knowledge Base.

Libra Online pa Pagesë

Librat gjithmonë do të jenë pjesë e studimit, por tash me zhvillimin e teknologjisë mundësohet edhe blerja e librave dixhitalë. Prandaj Cacttus Education ofron për aplikuesit e hershëm, Libra Online pa pagesë.

Vlerësim i Aplikacionit pa Pagesë

Për të gjithë ju që dëshironi të studioni tek ne dhe aplikoni deri me datën 30 qershor, ne do të ju mundësojmë që i tërë vlerësimi i aplikacionit tuaj të bëhet pa pagesë.

Të gjithë ju që dëshironi të studioni në njërin nga drejtimet: Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile ose Administrim  të Rrjetave dhe Sistemeve, ju ftojmë të aplikoni deri më 30 qershor. Bëhuni pjesë e fazës së parë të regjistrimeve dhe përfitoni nga oferta.

Çfarë ofron kodimi

Përparësitë kryesore të kodimit përfshijnë të mësuarit lidhur me vendimmarrjen, shkakun dhe pasojën, dhe jep një ndjenjë të fuqizimit për shkak se po krijon diçka nga fillimi. “Për shkak se kodi është rrallë i përkryer që në  herën e parë, fëmijët duhet ta shikojnë se ku ka gabime dhe t’i rregullojnë ato (“debug”).  Pa marrë parasysh rrugën që do ta marrin në të ardhmen, këto shkathësi analitike janë shkathësi me rëndësi të madhe në jetë,” thotë Camille McCue, Ph.D., autore e librit “Coding For Kids For Dummies.”

Kjo mënyrë analitike e të menduarit poashtu i shtyn fëmijët që t’i analizojnë të gjitha mundësitë dhe rezultatet e mundshme bazuar në një vendim. “Kjo i shtyn që të mendojnë për faktorët që mund t’i nryshojnë ato rezultate,” thotë Karen Panetta, zëvëndës dekane për edukimin e lartë në Shkollën Universitare të Inxhinierisë “Tufts”. “Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth vendimeve të tyre personale në mënyrë të njejtë”.

CacttuKids synon që përmes krijimit të lojërave kompjuterike të ndikojë në zhvillimin e këtyre shkathësive tek fëmijët. Cacttus Education i jep përparësi kodimit tek moshat e reja, për shkak se është një aktivitet në të cilin mund të përfshihet secili fëmijë dhe mund të shërbejë si gurëthemel i përkryer për të ardhmen e tyre në epokën digjitale. Ka shumë gjëra që fëmijët mund të mësojnë nga kodimi, prandaj mësimi i kodimit me CacttuKids është një aktivitet i shkëlqyer që mund t’i shtohet orarit të fëmijës tuaj.

Cacttus dhe Cacttus Education marrin pjesë në Panairin e punës “Girls in ICT”

Panairi i punës “Girls in ICT” ka për qëllim të promovimit të vendeve të punës që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit për vajzat të fokusuara në këtë lëmi. Pjesë e këtij organizimi do të jenë Cacttus dhe Cacttus Education që synojnë të inkurajojnë pjesëmarrjen e vajzave në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë informative. Ky panair do do te mbahet me 28 Prill 2017 në AUK (American University in Kosovo).

Në epokën digjitale, ndër profesionet më të kërkuara janë ato të fushës së IT-së. Prandaj Cacttus Education, duke i pasur parasyshë kërkesat e tregut dhe nevojat e mëdha për profesionistë në fushën e IT-së ofron studime profesionale dyvjeçare, në drejtimet “Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve” dhe “Zhvillues të Ueb-it dhe të Aplikacioneve Mobile”.

Cacttus Education poashtu, është implementues i fazës së 3-të të programit WOW (Gratë në punë online) për vajzat e Prishtinës dhe Gjilanit. Program ky që ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në profesione në fushën e teknologjisë duke i trajnuar ato për të punuar e fituar online në Front-end dhe Dizajn Grafik.

Cacttus Education ofron edhe trajnime specifike dhe çertifikime ndër më të njohurat në fushën e IT-së siç janë: Microsoft, Cisco, Android, Linux, Lotus, Nokia, Nortel etj. Poashtu Cacttus Education tashmë ka edhe programin CacttuKids i dedikuar për fëmijët e moshave 8-15 vjeç, që synon t’i përgadisë fëmijët që të jenë të sukseshëm në epokën digjitale.

Besimi që Cacttus ka në potencialin e vajzave në fushën e teknologjisë e dëshmon edhe përmes punësimit të vajzave në pozita të ndryshme në fushën e IT-së. Prandaj, nëse dëshironi të informoheni më shumë lidhur me kompaninë Cacttus apo dëshironi të avancoheni në fushën e Teknologjisë Informative, ju ftojmë ta vizitoni Cacttus Education në panairin e punësimit Girls in ICT.