
U mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së katërt të studentëve në CACTTUS Education
Në ceremoni, para të pranishmëve foli z.Veton Xhelili, përfaqësues i CACTTUS Education. Me këtë rast studentët e diplomuar i uroi edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Frakton”, z. Çelik Nimani. Ata përgëzuan studentët për punën dhe përkushtimin e tyre, duke ju uruar suksese të mëtutjeshme. Në emër të studentëve folën Ardita Krasniqi dhe Astrit Kurtishaj – bursistë dhe studentë të dalluar, të cilët ndanë me ne rrugëtimin e tyre përgjatë studimeve.CACTTUS Education ju uron përfundimin e studimeve, dhe ju dëshiron suksese të mëtutjeshme.
Comments are closed.