fbpx

Shkathtësitë për epokën digjitale

Për të qenë të sukseshëm në një profesion të caktuar, duhet të zhvillojmë shkathtësi specifike që na mundësojnë të kryejmë detyra të caktuara. Megjithatë për të qenë vërtetë të sukseshëm në epokën digjitale, ne duhet të zhvillojmë edhe shkathtësitë personale. Përmes shkathtësive si: imagjinata, mendimi kritik dhe kurioziteti, ne e ndryshojmë botën, dhe përshtatemi më lehtë me ndryshimet e shpejta në epokën digjitale.

Imagjinata
Imagjinata është shkathtësia kryesore për epokën digjitale. Ajo është vlera jonë më e madhe, sepse është burim i kapacitetit që kemi për të qenë kurreshtarë e kreativë. Imagjinata na ndihmon për të qenë në hap me volumin dhe shpejtësinë e ndryshimeve teknologjike, përmes zhvillimit të fleksibilitetit dhe kreativitetit.

Mendimi Kritik
Duke pasur parasysh sasinë e madhe të informacioneve që secili prej nesh e marrim çdo ditë, mendimi kritik është i domosdoshëm për të na ndihmuar që t’i filtrojmë këto të dhëna në mënyrë efektive. Mendimi kritik na ndihmon ta gjykojmë se cilat nga ato informata janë të dobishme, e cilat të panevojshme.

Kurioziteti
Është shumë e rëndësishme të mbesim kurioz ndaj mundësive të reja, edhe nëse më herët jemi përballur me rreziqe në karrierë dhe madje edhe me dështime. Nganjëherë dështimet na shtyejnë të mos provojmë gjëra të reja.  Për këtë duhet të mbesim kuriozë ndaj gjërave e ideve të reja. Sepse, sa më shumë ide që t’i provojmë, aq më të mëdha janë gjasat që do të kemi sukses në realizimin e tyre.

Artikull i përshtatur nga CEO Magazine
Comments are closed.