fbpx

Tri këshilla për avancimin e karrierës gjatë vitit 2019

Me afrimin e fundit të vitit 2018 të gjithë po merremi me festa, familjen dhe emocionet që e shoqërojnë fundvitin. Viti i ri që po vjen është një tabelë e pastër, një mundësi për t’u bërë një version më i mirë i vetvetes si në aspektin personal ashtu edhe atë profesional.

Për shumë njerëz zhvillimi profesional është fushë me fokus të gjerë (edhe të tregohemi të sinqertë, është fushë që kerkon punë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit). Një plan për zhvillimin profesional që ju përgatitë për sukses në karrierë gjatë këtij viti të ri i përfshinë këto pika:

Tregohuni të vëmendshëm
Për t’a kuptuar se cilat prej shkathtësive vlerësohen më së shumti prej punëdhënësve, shikoni cilat janë trendet më të mëdha që po prekin disciplinën tuaj. Teknologjia vazhdimisht po ndryshon peisazhin e punës, duke kërkuar vazhdimisht shkathtësi të reja.

Të menduarit në mënyrë analitike, mësimi aktiv, dhe kreativiteti janë disa prej shkathtësive më të rëndësishme për të ardhmen. Në industrinë e teknologjisë prej shkathtësive shohim se shkathtësitë e buta janë duke pasur rëndësi më të madhe për punëdhënësit. Sipas  HackerRank’s research shkathtësia kryesore të cilën punëdhënësit e kërkojnë kur punësojnë zhvillues (developers) është aftësia për zgjidhjen e problemeve (problem-solving skills), që vie para njohjes së gjuhëve programuese.

Gjeni balancin
“T-Shaped professional” përshkruan balancin e përkryer mes të qenurit gjeneralist dhe specialist.  Për t’u konsideruar një specialist i tillë duhet të keni njohuri të gjera brenda disciplinës suaj, të shoqëruar me njohuri shumë të thella të një aspekti specifik brenda fushës suaj.  Për të kuptuar më mirë shkathtësitë që priten prej jush brenda një discipline të caktuar, hulumtoni/shikoni përshkrimet e punës në kompaninë ku punoni si dhe të kompanive konkurente. Krijoni një listë të pikave të përbashkëta dhe shikoni se cilat prej shkathtësive keni nevojë t’i përmirësoni.

Plotësoni zbrazëtitë
Pasi t’i identifikoni trendet e disciplinës suaj është koha të filloni t’i mbyllni ato zbrazëti. Mësimi i vazhdueshëm është qelësi i secilit plan për zhvillim në karrierë, prandaj për çdo ditë duhet të krijoni hapsirë për të punuar në këtë drejtim.

Përderisa viti i ri është kohë e përkryer për të menduar e vendosur rezoluta, zhvillimi i karrierës është punë e vazhdueshme. Pasi që i keni identifikuar pikat ku keni nevojë për rritje e përmirësim, ndajeni secilin element në synime specifike dhe të matshme.  Përcilleni vazhdimisht progresin tuaj, dhe në vazhdimësi përshtatni synimet dhe aktivitetet sipas nevojës.

Mezi po presim të shohim arritjet tuaja për vitin 2019!

Artikull i përshtatur nga atlassian.com
Comments are closed.