fbpx

Trendet e teknologjisë për vitin 2019 dhe vendet e punës që këto trende krijojnë

Teknologjia po ndryshon me hap të shpejtë. Edhe pse karrierat e bazuara në teknologji nuk ndryshojnë me shpejtësinë e njejtë si teknologjitë e reja, edhe ato po evoluojnë. Profesionistët e shkathët të fushës së teknologjisë e e kuptojnë se roli i tyre poashtu do të ndryshojë me kohë. Profesionisti i TIK-ut për shekullin 21 do të duhet të mësojë vazhdimisht, nëse jo nga dëshira atëherë nga domosdoshmëria.

Për të qëndruar në rrjedha me trendet e teknologjisë duhet ta drejtoni shikimin drejt së ardhmes. Më poshtë i kemi paraqitur disa nga trendet e teknologjisë për vitin 2019, si dhe vendet e punës që do të krijohen nga këto trende.

Inteligjenca Artificiale (AI)
AI iu referohet sistemeve kompjuterike që janë të ndërtuara për të imituar inteligjencën njerëzore dhe performojnë detyra si: njohjen e imazheve, të folurit apo modelet si dhe marrjen e vendimeve. AI mund t’i bëjë këto detyra më shpejtë dhe më saktë sesa njerëzit.

Me zhvillimin e AI priten të hapen edhe vende të reja pune në zhvillim, programim, testim, support dhe mirëmbajtje. Një ndër profesionet që përfshihet këtu është edhe Arkitekt i Inteligjencës Artificiale.

Machine Learning
Machine Learning është një nënkategori e AI. Me Machine Learning kompjuterët janë të programuar për të mësuar të bëjnë diçka për të cilën nuk janë të programuar. Ata mësojnë duke zbuluar modele e skema nga të dhënat. Në përgjithësi kemi dy lloje të të mësuarit të makinave, të mbikqyrur dhe të pa mbikqyrur.

Përderisa Machine Learning është një nënkategori e AI, brenda kësaj kategorie kemi nënkategori shtesë si: rrjetet neurale, procesimi natyral i gjuhës (NLP) etj. Secila nga këto nënkategori ofron mundësi për specializim në një fushë të karrierës që ofron rritje të vazhdueshme. Profesionet në lëminë e Machine Learning përfshijnë, inxhinierë, zhvillues programesh, hulumtues dhe shkencëtarë të të dhënave.

Blockchain
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë për Blockchain vetëm sa i përket kryptovalutave si Bitcoin, Blockchain ofron një siguri që është shumë e dobishme edhe në aspekte të tjera.

Siguria e lartë është arsyeja se pse blockchain përdoret për kriptovaluta, dhe pse mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të dhënave si për shembull të dhënat mjekësore. Blockchain poashtu mund të përdoret për përmirësimin e zingjirit të furnizimit, si dhe mbrojtur asete si vepra arti e patundshmëri.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë Blockchain rritet edhe kërkesa për profesionistë të shkathët. Punët/profesionet e lidhura me blockchain janë ndër profesionet me rritjen më të shpejtë. Zhvilluesi i blockchain specializon në zhvillimin dhe implementimin e arkitektures dhe zgjidhjeve përmes përdorimit të teknologjisë blockchain. Përpos zhvilluesve, punëdhënësit janë në kërkim edhe të inxhinierëve softuerikë, konsultuesve dhe menaxherëve të projekteve.

Virtual Reality dhe Augmented Reality
Realiteti Virtual/Virtual Reality (VR) e përfshinë përdoruesin në ambient, përderisa Augmented Reality (AR) e rritë ambientin e tyre. Të dyja këto teknologji kanë potencial të madh si në trajnime ashtu edhe në argëtim, edukim, marketing dhe madje edhe rehabilitim pas lëndimeve. Cilado nga këto dy teknologji mund të përdoret për trajnimin e mjekëve, rritë përvojat e vizitorëve të muzeve, apo të rritë efektin e marketingut sikurse tek Pepsi Max bus shelter.

Fillimi në VR nuk kërkon shumë njohuri të specializuar. Shkathtësitë bazike të programimit dhe një mentalitet avangard (forward-thinking mindset)

Siguria Kibernetike
Siguria kibernetike mund të mos duket si teknologji e re, pasi që ka qenë prezente qysh kohë më parë. Megjithatë kjo teknologji është duke u evoluuar sikurse edhe teknologjitë e tjera, e kjo pjesërisht për shkak të kërcënimeve të reja që po dalin.

Si dëshmi e kërkesës së lartë  për profesionistë të sigurisë kibernetike, punët në këtë sektor janë duke u rritur tri herë më shpejtë sesa në sektoret e tjera. Këtu hyjnë profesionit si: ethical hacker, inxhinier i sigurisë, Chief Security Officer etj.

IoT (Internet of Things)
Si konsumatorë tashmë të gjithë e përdorim dhe përfitojmë nga IoT. Kjo teknologji ju mundëson siguri më të lartë, efikasitet dhe përmirësim në vendimmarrje për bizneset me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.

Për dikë që është i interesuar në një karrierë në IoT, nënkuptohet një qasje e lehtë në një fushë për të cilën jeni të interesuar. Shkathtësitë që duhen për tu përfshirë në këtë fushë përfshijnë: IoT sigurinë, njohuri në cloud computing, data analytics etj.

Edhe pse teknologjitë po rriten dhe evoluojnë kudo rreth nesh, këto prej fushave të përmendura më sipër ofrojnë potencial për rritje të vazhdueshme në karrierë.

Artikull i përshtatur nga simpliliearn.com

Comments are closed.