fbpx

Si ta menaxhoni kohën në mënyrë më efektive

Me periudhën e provimeve që po afrohet është koha të mendoni se si të bëheni më të mirë në menaxhimin e kohës. Duke marrë pak kohë për të aranzhuar prioritetet tuaja, ju qëndroni më të organizuar gjatë periudhës së provimeve, dhe si rezultat ju ndihmon t’a ulni stresin që e shoqëron këtë periudhë.

Çfarë duhet të bëni?

Faza e parë e përmirësimit të menaxhimit të kohës është të listoni absolutisht gjithçka që duhet të bëni. Mos i leni detyrat e rëndësishme në fund, sepse kjo mund të ndikojë në kualitetin e punës në ato detyra.

Krijoni një orar
Pa marrë parasysh se a është një tabelë e thjeshtë, orar apo kalendar në telefonin tuaj, gjeni një vegël për organizim që funksionon për ty, dhe shtojeni aty listën tuaj me prioritete. Ekzistojnë edhe shumë aplikacione për menaxhimin e kohës që ju ndihmojnë për këtë, siç është Trello apo Wunderlist.

Bëhuni fleksibil por edhe realistë
Si student me orar të plotë, pritet që t’ia dedikoni të paktën 35 orë në javë studimeve, përfshirë edhe kohën që e kaloni në seminare dhe ligjërata. Nëse shpenzoni vetëm 15 orë në javë duke ndjekur ligjëratat, duhet të shpenzoni edhe 20 orë shtesë për të mësuar në mënyrë të pavarur.

Ndani kohë për të planifikuar
Jepni vetes kohë për të hulumtuar, planfikuar dhe menduar për punën tuaj, sepse kjo gjë është qenësore për menaxhimin e mirë të kohës.

Bëni ushtrime në mes të sesioneve të mësimit për t’i qartësuar mendimet
Aktivitetet fizike kanë efekt të njejtë si gjumi. Ju ndihmojnë t’a fokusoni mendjen, t’i qartësoni mendimet dhe rrisni fuqinë e trurit. Nëse nuk keni bërë ushtrime më herët, synoni të filloni me nga një vrapim 10 minutësh aty këtu, duke rritur ngadalë kohëzgjatjen e ushtrimeve me kalimin e kohës.

A ka qenë organizimi dhe planifikimi juaj efektiv?
Vazhdimisht rishikoni dhe rivlerësoni orarin tuaj. Kjo ju ndihmon të mësoni se a keni nevojë për kohë shtesë për t’u fokusuar në mësime, apo keni kohë të mjaftueshme për t’u relaksuar me miqtë dhe familjen.

Artikull i përshtatur nga: TopUniversities
Comments are closed.