fbpx

Mëso kodimin me Kodu MakerSpace

Krijoni lojëra të reja e interesante me Kodu MakerSpace përmes programit CacttuKids, për fillestarët e moshave 8 deri 15 vjeç.

Krijoni lojëra të pasura me karaktere e hapësira të llojllojshme përmes Kodu Game Lab. Ky program është i paraparë për studentët e nivelit fillestar, që dëshirojnë të fillojnë të mësojnë programimin përmes lojërave tërheqëse. Nëse vendosni ta mësoni programimin me Kodu MakerSpace, ju do të filloni duke krijuar Kodu lojëra si Boku’s Amazing Race, Flashy Fishbots, dhe Air Delivery. Gjatë këtij procesi do të mësoni se sa interesante dhe inspiruese mund të jenë lojërat që përbëhen prej teknikave të thjeshta të “block building”.

Me Kodu Game Lab ju do të mësoni të analizoni dhe kontrolloni karakteret e lojës, shkruani kod dhe krijoni veprime në lojë. Ju poashtu mësoni të planifikoni dhe krijoni Kodu lojëra së bashku me shokët dhe shoqet tuaja të ekipit, përmes ideve të reja ndihmoni shokët në përmirësimin e lojërave, dhe eksploroni procesin e dizajnimit të lojës dhe karaktereve.  Së bashku me mësimdhënësit profesionalë të CacttuKids, ju do të keni rastin të mësoni logjikën që fshihet pas kodimit të lojërave, të mësoni duke krijuar vet projekte e lojëra, dhe të përfshiheni në botën e dizajnit duke i sjellë në jetë karakteret tuaja.

Mësoni programimin me CacttuKids, dhe kënaquni duke krijuar lojëra që zhvillojnë kreativitetin dhe shkathësi të tjera që ju përgatisin për të ardhmen.

Comments are closed.