fbpx

Storje e suksesit në WOW 3- Lumta Ramadani

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.

Lumta është njëra nga vajzat pjesëmarrëse në projektin WOW 3. Ajo tashmë ka treguar shumë sukses me punën dhe përkushtimin e saj, duke fituar mbi 5 kontrata, ndër të cilat është edhe një kontratë njëvjeçare.  Ky është tregimi i saj:

LUMTA RAMADANI

Kam përfunduar studimet bachelor në Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe master në Ekonomiks poashtu në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, kam qenë dy herë përfituese e bursës Erasmus Mundus. Nje vit kam qenë për bachelor exchange në Middle East Technical University në Ankara, kurse një vit kam qenë për master në Economics në Universitetin e Ghentit në Belgjikë. Te dyja universitetet janë në top 100 universitetet më të mira.

Kam vendosur me e ndjekë trajnimin WOW sepse kam pasur dëshirë të mësoj të punoj online. Në përvojat mija të mëhershme të punës kam punuar për një organizatë zvicerane për rreth dy vite dhe kam qenë asistente e financave dhe e programit. Pastaj kam punuar si koordinatore e projektit, hulumtuese etj.

Procedura e aplikimit për punë ka shkuar shumë mirë. Kam aplikuar në disa punë. Deri tani kam fituar mbi 5 kontrata, prej të cilave njëra është kontratë me kohëzgjatje një vjeçare. Puna e parë që kam fituar ka qenë nga një klient amerikan dhe ka qenë në lidhje me kontabilitet. Ky klient ma ka ofruar edhe kontratën e dytë, pasi që i ka pëlqyer mënyra se si kam punuar. Madje, akoma jemi në marrëdhënie pune, për shkak se kam një “open contract” me këtë klient.  Çfarë fati i mire që si klient të parë e kam pasur pikërisht këtë klient, pasi që ka rastisur të jetë shumë klient i mirë.

Për nga natyra jam njeri që ka dëshirë të mësojë gjëra të reja. Kam dëshirë që të tregohem kreative, dhe mendoj se e bëj një punë të mirë në këtë drejtim. Dizajni Grafik kërkon kreativitet dhe shije poashtu, të cilat kam përshtypjen që i posedoj. Ndoshta për shkak se kam shëtitur e kam parë shumë vende. Jam frymëzuar.

Rrugëtimi im ka qenë i vështirë, mirëpo nuk jam dorëzuar. Jam person që nuk dorëzohem asnjëherë. Qëllimi im ka qenë të gjej punë, e kam marrë me shumë seriozitet këtë qëllim dhe ja kam dalur mbanë. Mendoj që duhet të jesh largpamëse dhe të besosh në veten tënde e të besosh që ti mund të arrish çkado, e pastaj natyrisht që i arrin të gjitha synimet e tua.

Comments are closed.