fbpx

Cacttus Education pjesëmarrës në Dokutech

Ngjarja dyditore, me rëndësi të madhe për fushën e teknologjisë, DOKUTECH, këtë vit u mbajt me datën 10 dhe 11 Qershor, në qendrën kulturore Termokiss në komunën e Prishtinës.

Gjatë këtyre dy ditëve, u mbajtën aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu fjalime nga specialistë në fushën e teknologjisë, vendorë e ndërkombëtarë, lojëra e aktivitete të ndryshme që nxisnin shpirtin e komunitetit dhe rrisnin dashurinë për teknologjinë, si dhe pjesa DIY ku u bë një ekspozitë për teknologjinë.

Cacttus Education, gjatë pjesës DIY Exhibition, prezantoi programet e studimit dhe trajnimet që i ofron në fushën e teknologjisë. Poashtu gjatë dy ditëve, vazhdimisht takuam dashamirë të teknologjisë, që shprehën interesim të njihen përsëafërmi me punën tonë, si një ndër liderët në fushën e teknologjisë.

Të gjithë ju që na vizituat gjatë Dokutech ju falenderojmë. Kurse ju që nuk patët rastin të na bashkëngjiteni këtë herë, do të shihemi vitin që vjen me plot risi në fushën e teknologjisë.

 

Comments are closed.