fbpx

Fillon faza e tretë e projektit WOW

Ka filluar lansimi dhe implementimi i projektit WOW (Women in Online Work) për komunën e Prishtinës. Pjesëmarrëse në trajnim janë 50 kandidate të cilat vijojnë trajnimin në dy drejtime: Front End dhe Dizajn Grafik. Përpos njohurive specifike të gjitha vajzat poashtu do të mësojnë se si të punojnë me platforma të ndryshme të punës online, siç është Upwork.

Sikurse edhe dy gjeneratat paraprake, projekti WOW pritet të krijojë profesioniste që janë të gatshme për tregun ndërkombëtar të punës. Deri në përfundim të trajnimit, kandidatet do të paisen me shkathësitë e nevojshme teknike dhe njohuri mbi procedurën e aplikimit për punë përmes platformave online.

WOW si projekt, që po implementohet nga Cacttus Education, ka për qëllim avancimin e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë dhe krijimin e gjeneratës së re të sukseshme të Freelancers në Kosovë. Si përfundim, nga kandidatet aktuale pritet që të fitojnë së paku nga një kontratë pune deri në përfundim të trajnimit dhe të vazhdojnë të jenë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat që dëshirojnë të punojnë në fushën e teknologjisë.

Stafi i Cacttus Education ju mirëpret në “Open Day” të radhës

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education hapë dyert për të gjithë ata që duan t’mësojnë më shumë lidhur me drejtimet e studimit që ofrohen në shkollën tonë. Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur ta vizitojnë shkollën dhe stafin që nga orët e paraditës deri në orët e vonshme të pasditës. Gjatë Ditës së Hapur, keni mundësinë të njiheni me stafin e Cacttus Education, objektin modern që është i paisur me paisje të teknologjisë më të avancuar, dhe mund të shtroni pyetje të ndryshme lidhur me sistemin dhe programet e studimit.

Ju që akoma nuk keni vendosur ku dëshironi të studioni, dhe ju prindër që dëshironi që fëmiu juaj të përgatitet për tregun e punës dhe jo vetëm të paiset me një diplomë por edhe me njohuri që do t’i aplikojë në punë, atëherë ju ftojmë që të vini dhe të njoftoheni me programin e studimit, stafin, objektin dhe kushtet e studimit që ofrohen nga Cacttus Education. Gjatë ditës së hapur ju poashtu mund të mësoni se cilat kushte studentët duhet t’i plotësojnë për të qenë përfitues të bursave të shkollimit në Cacttus Education, cilat janë procedurat e aplikimit dhe cilat kushte duhet t’i plotësoni ju për t’u bërë student i Cacttus Education. Për këto dhe më shumë na vizitoni gjatë Ditës së Hapur me 26 Prill 2017. Ju Mirëpresim.

Pse duhet ta vizitoni Cacttus Education gjatë Panairit të Edukimit 2017?

Cacttus Education do të jetë pjesë e edicionit të 11 të Panairit të Edukimit, që fillon nga data 20 Prill 2017. Gjatë Panairit të Edukimit ju do të keni mundësi të diskutoni dhe njoftoheni më detajisht lidhur me programet për studim profesional, bursat dhe ndihmesën financiare që Cacttus Education ofron për studentët e vet.

Cacttus Education është shkollë e lartë profesionale për teknologji informative dhe aktualisht ofron programe për përgatitje profesionale dyvjeçare në: “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Këto dy drejtime janë ndër më të kërkuarat në fushën e teknologjisë prandaj edhe kërkesat për punësim në këto fusha janë të mëdha. Gjatë programit ju do të keni mundësi të mësoni me literaturë bashkëkohore dhe t’i zbatoni mësimet tuaja në praktikë përmes projekteve konkrete. Përmes këtyre programeve Cacttus Education ju përgatitë për tregun vendorë dhe ndërkombëtar të punës, duke ofruar certifikime industriale që njihen në të gjithë botën.

Cacttus Education ka menduar edhe për fëmijët që dëshirojnë të mësojnë gjuhët digjitale dhe të bëhen programerë të rinj. Për këtë ka krijuar edhe programin CacttuKids. Programi CacttuKids synon që përmes kodimit dhe krijimit të lojërave tërheqëse t’i mësojë fëmijët se si të mendojnë dhe shohin në mënyrë logjike, ta zhvillojnë mendimin kritik dhe shprehjeve zhvilluese – gjë që nevojitet në çdo fushë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse, fëmijët do të përjetojnë ndryshimin të cilin e sjell kodimi në zhvillimin e të menduarit, në zgjidhjen kreative të vështirësive të përditshme dhe të arsyetimit kritik.

Gjatë panairit mund të njoftoheni edhe për trajnime profesionale të tjera që Cacttus Education i ofron. Këto trajnime i përkasin fushës së IT-së, ku mund të certifikoheni në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM etj. Testimet në Cacttus mbahen nga qendra e testimit Pearson VUE dhe qendra e testimit Prometric.

Bëhuni pjesë e aktiviteteve gjatë panairit të edukimit, ku përpos që do të njoftoheni nga afër me programet e Cacttus Education, ju do të keni mundësi të shpërbleheni me dhuratë. Ejani dhe informohuni më shumë për programet dhe trajnimet që ju përgatisin për tregun e punës, jo vetëm atë vendor por edhe atë ndërkombëtar, duke ju përgatitur për standardet më të larta të punës.