Kthejeni pasionin tuaj për video lojëra në karrierë, me trajnimin Video Game Design and Development
Për të gjithë ata që e kanë pasion krijimin e video lojërave, kjo industri e cila viteve të fundit është në rritje dhe parashihet që deri në vitin 2025 do të sjell reth 300 miliardë të ardhura, nënkupton që ofron edhe mundësi të mira për rritje profesionale.
Prandaj, Cacttus Education sjell për herë të parë, trajnimin Video Game Design and Development, për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë, por edhe për ata që e shohin veten duke zhvilluar karrierë në këtë fushë.
Trajnimi “Video Game Design and Development” do të përmbajë mësime mbi:
- konceptimin e video lojrave,
- dizajnimin e lojrave,
- softuer-ët per krijimin e lojrave si Unity, Blender, Maya etj
- punën në grupe me ‘backgrounds’ të ndryshme p.sh. programerë, artistë etj.
Shkarko planprogramin.
Gjatë trajnimit do të bëhet edhe simulimi i punës së krijimit të video lojërave si në industri të lojrave, krijimi i shumë zhanreve të ndryshme të lojrave etj.
Trajnimi Video Game Development përmbanë rreth 144 orë trajnim të ndarë në 3 module, dhe parashihet të fillojë me 26 shtator. Për të aplikuar për trajnimin fillimisht bëhet plotësimi i aplikimit online: https://cacttus.education/aplikimi/ ku tek trajnimet profesionale përzgjedhni trajnimin Video Game Design and Development.
Comments are closed.