fbpx

Kompania Harrisia ofron 10 bursa prej 50% për studime në Cacttus Education

Për të mbështetur profesionistët e rinjë të fushës së teknologjisë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kompania Harrisia ofron 10 bursa prej 50% për studim në Cacttus Education.

Marrëveshja për ofrimin e bursave u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education, Besim Ilazi si dhe nga Udhëheqësi i kompanisë Harrisia, Lirak Cana. Përmes kësaj marrëveshje 10 bursistët do të përfitojnë nga mundësitë për avancim në fushën e teknologjisë.

Për kandidatët e sukseshëm, kompania ofron edhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve.

Kompania Harrisia në vazhdimësi ndihmon në zhvillimin dhe avancimin e kuadrove të reja duke i mbështetur me bursa, trajnime dhe punë praktike.

Afati për aplikim për bursë: 21 Tetor 2020

Apliko tani: https://cacttus.education/aplikimi/

Comments are closed.