fbpx

CACTTUS Sh.a. ofron 10 bursa prej 50% për studentët që regjistrohen për studime në Cacttus Education

Cacttus Education dhe CACTTUS Sh.a. nënshkruan marrëveshje për ofrimin e bursave për studim në Cacttus Education. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Besim Ilazi dhe nga Drejtori Ekzekutiv i CACTTUS Sh.a., Astrit Leti.

CACTTUS Sh.a. ofron 10 bursa prej 50% për studentët e drejtimit “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”, i cili ofrohet ekskluzivisht në Kosovë nga Cacttus Education. Kërkesa për këta profesionistë është jashtëzakonisht e madhe në Kosovë, sidomos nga operatorët e telekomit, bankat dhe organizata të tjera të mëdha.

Programi i administrimit të rrjetave dhe sistemeve ju përgatitë për disa prej profesioneve më të kërkuara dhe më të paguara sot në botën e teknologjisë si:

  • administrues/e i/e rrjetave,
  • inxhinier/e i/e rrjetave,
  • administrues/e i/e sistemeve,
  • analist/e i/e sistemeve kompjuterike,
  • inxhinier/e i/e sigurisë,
  • integrues/e i/e sistemeve etj.

Afati për aplikim për bursë: 09 Tetor 2020

Apliko tani!

Comments are closed.