Gresa Kurtaj, zhvilluese softverike në Cacttus sh.a.
Gresa Kurtaj është në përfundimt të vitit të fundit të studimeve në Cacttus Education, në drejtimin Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. Ajo njëkohësisht është angazhuar në punë si zhvilluese softverike në Cacttus Business Solution.
Për rrugëtimin e saj, Gresa tregon:
Jam njëra ndër studentët që kam fituar bursë nga kjo shkollë për të studiuar. E kam konsideruar si një mundësi mjaft të mirë dhe që vlenë të shfrytëzohet pasi që edhe i jep një përkrahje mjaft të madhe vajzave, është e fokusuar që studentët t’i përgatitë në aspektin profesional dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Njohuritë që i kam fituar nja kjo shkollë më kanë ndihmuar shumë për t’ju qasur industrisë profesionale ku kam mbajtur praktika në kompani të ndryshme dhe së fundmi jam punësuar në Cacttus Business Solution, duke e ushtruar profesionin tim si Zhvilluese Softuerike. Padyshim që njouritë që i kam fituar nga shkolla tani i praktikoj edhe në punë.
Në këtë kompani punoj nga muaji Nëntor 2019.Nuk ka qenë aspak e vështirë për të punuar nga shtëpia, sepse profesioni im mund të zhvillohet edhe duke mos qenë fizikisht në vendin e punës, tani meqë teknologjia është mjaft e zhvilluar. E gjithë puna është kryer dhe monitoruar online dhe komunikimet me stafin e punës janë bërë përmes videomeetings.
Femra është një forcë e madhe në të gjitha fushat, pse të mos jetë edhe në fushën e teknologjisë. E ardhmja ju përket vajzave, koha është në avantazhin tonë atëherë ta kapim kohën dhe jam e bindur që do ja dalim dhe do të jemi pjesë e zhvillimeve të reja në fushën e teknologjisë.
Cacttus Education i përgatitë studentët për inkuadrim sa më të shpejtë në tregun e punës. Regjistrimet për vitin e ri akademik 2020/21 janë të hapura.
Comments are closed.