fbpx

Gjermania hap dyert për punëtorët e TI-së nga e gjithë Ballkani

Për shkak të mungesës së madhe të punëtorëve, Gjermania ka miratuar një ligj që do ta lehtësojë punësimin e punëtorëve nga jashtë BE-së. Posaçërisht atë të profesionistëve të fushës së TI-së.

Ekonomia evropiane është duke u përballur me mungesë të madhe të punëtorëve. Vlerësohet se momentalisht Gjermanisë i mungojnë rreth 1,200,000 specialistë të nivelit të mesëm dhe të kualifikuar, prej të cilëve deri në 55,000 në sektorin e TI.

Pikërisht për këtë Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj që hyn në fuqi më 1 janar 2020 dhe lejon migrimin më të lehtë të fuqisë punëtore të kualifikuar, nga vendet jo anëtare të BE. Kjo do të thotë se procedura për marrjen e lejes së punës për të gjithë ata që kërkojnë punë nga Serbia dhe rajoni do të lehtësohet dukshëm.

Ekspertët e TI-së në mesin e më të kërkuarve (dhe më të paguarve)

Digjitalizimi i të gjitha industrive ka rritur nevojën për profilet e reja profesionale dhe angazhimit të stafit. Si rrjedhojë në Gjermani ekziston një kërkesë e veçantë për punëtorët e huaj në sektorin e TI-së. Sipas një sondazhi të Shoqatës Dixhitale Gjermane (Bitkom), vlerësohet se numri i përgjithshëm i ekspertëve të TI-së që kërkohen është rreth 55,000 dhe ky numër pritet të rritet më tej në të ardhmen.

Kjo konfirmohet edhe nga lista me 10 profesionet më të kërkuara nga të gjitha fushat, ku profesionet e fushës së TI-së radhiten ndër profesionet më të kërkuara në këtë listë. Disa nga profesionet e përfshira në këtë listë janë: zhvillues softuerik, programmer kompjuerik, konsulent i TI-së dhe analist i TI-së. Punëdhënësit nga Gjermania shpresojnë se përveç ligjit të ri, ata do të tërheqin specialistë të IT-së nga Ballkani, falë pagave të mira dhe standardeve të cilësisë të ofruara në këtë sektor. Si një zhvillues fillestar në Gjermani ju mund të fitoni 44,000 euro në vit, ndërsa zhvilluesit me përvojë disa vjeçare fitojnë 60,000 euro, që është një vlerë 2 deri 5 herë më e madhe sesa ajo që mund ta fitoni duke ushtruar këto profesione në shtetet e Ballkanit.

Artikull i përshtatur nga interneti.

Comments are closed.