fbpx

Intervistë me studentin Milot Osmani – Administrues i rrjetave dhe sistemeve

Studenti Milot Osmani, ka shprehur dëshirë të na tregojë se pse ka zgjedhur t’i përfundojë studimet në Cacttus Education, dhe përvojën e tij përgjatë studimeve.

Unë jam Milot Osmani nga Prishtina, vijoj studimet në Cacttus Education në vitin e fundit në drejtimin “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”.

Pse ke vendosë të studiosh në Cacttus Education? Unë kam zgjedhur të studioj në Cacttus Education për shkak të praktikës që e ofron, përgatitjes për tregun e punës dhe mundësitë e punësimit.

Çka e bën Cacttus Education të dallojë nga shkollat e tjera? Cacttus Education mendoj që dallon në shumë pika nga shkollat e tjera po ajo që vlenë të përmendet më së shumti është mënyra e ligjërimit që na ofrojnë ligjeruesit dhe praktika që zhvillohet në kuadër të studimeve.

Sa mendon që Cacttus Education të përgatitë për tregun e punës? Mendoj që shumë, vetë fakti që çdo njësi mësimore është e përshtatur me atë se çka do të na hyjë në punë gjatë ushtrimit të profesioneve tona në të ardhmen, mendoj që na përgatitë shumë.

Cila ka qënë përvoja jote më interesante/qesharake gjatë studimeve? Një ndër përvojat të cilën do e veçoja është familjarizimi me paisjet më të reja të teknologjisë me të cilat kemi pasur rastin të punojmë.

Cila është lënda jote e preferuar? Lënda ime e preferuar është lënda “Rrjeta kompjuterike” ku ajo çfarë më ka tërhjekur më së shumti është konfigurimi i paisjeve, mënyra se si ato funksionojnë, zgjidhja e problemeve të cilat dalin gjatë procesit të punës dhe arritja e një sigurie të lartë në rrjetën e implemetuar. Të gjithë këto mësime nga kjo lëndë i ka bërë edhe më të lehta dhe më të kuptueshme ligjëruesi i lëndës Luan Gashi, i cili ka ndarë me ne përvojat e tij të shumta. Secila lëndë ka pasur ligjërues profesionalë të cilët kanë bërë maksimumin që nga ne të nxjerrin më të mirën.

Ndonjë koment për ata që dëshirojnë të studiojnë në fushën e teknologjisë. Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Cacttus Education i inkurajoj që të regjistrohen dhe të bëjnë një hap shumë të rëndësishëm për jetën e tyre.  Gjëja me e rëndësishme që do të të ofrojë kjo shkollë përpos arsimimit, është mundësia që të jesh i pavarur dhe të arrishë që me një shkollim të duhur ta sigurosh vetën për më tutje.

Platformat më të mira për të punuar si programer ‘freelance’

Fusha e zhvillimit softuerik dhe programimit në përgjithësi të ofron mundësi të shumta për tu kyqur në punë, madje edhe nga shtëpia. Kjo mund të bëhet shumë lehtë përmes platformave të ndryshme, duke ju mundësuar t’ju qaseni punëdhënësve kudo në botë.

Krejt çka ju duhet për të filluar është të keni qasje në internet, një kompjuter dhe të krijoni profilin tuaj në platformë.

Disa prej platformave ku mund të krijoni profilin dhe të aplikoni për punë si freelancers janë:

Puna me platformat online është mundësi e mirë për të punuar si freelancer për kompani të ndryshme ndërkombëtare. Këtë mundësi tashmë janë duke e provuar edhe studentët e Cacttus Education.

Periudha e distancimit shoqëror dhe afërsisë me vetveten

Përderisa ditët po thehen njëra në tjetrën, të duket sikur e njejta ditë po përsëritet në vazhdimësi. Situata e krijuar nga virusi COVID-19 është një situatë e re, dhe jo e zakonshme. Shumica prej nesh e kemi pritur këtë mundësi për të pasur më shumë kohë për veten, por monotonia e krijuar nga ky izolim i detyrueshëm është përhapur më shpejtë sesa e kemi pritur.

Është e lehtë të humbet motivimi, dhe të gjejmë zgjidhje të lehta për ta kaluar kohën. Edhe pse jemi të detyruar të mos kemi kontakt me të tjerët, kjo nuk nënkupton që vetëm të ulemi dhe të shpenzojmë kohë në hutime afatshkurtëra, duke shikuar TV, lojëra, dhe duke pritur që të ecë koha sa më shpejt dhe të dalim nga kjo gjendje.

Mos harroni, të gjitha periudhat e vështira janë të përkohshme. Këto ditë do të përfundojnë edhe nëse ne nuk e investojmë kohën për vetveten. E pse mos ta shfrytëzojmë ketë kohë që të mësojmë diçka të re. Të dalim nga kjo gjendje me ndjenjën që e kemi zgjeruar horizontin tonë të dijes.

Situatat e jashtëzakonshme ofrojnë edhe mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për zgjidhje të problemeve, e për të sjellë inovacione që zakonisht janë të pamundshme. Kjo gjendje do të kalojë: bota do të ketë nevojë për rindërtim. A do të jeni më të përgatitur për të përballur me sfidat e radhës, kjo varet nga ju.

Përderisa edhe ne në Cacttus Educationi kemi mbyllur dyert tona, dhe jemi distancuar fizikisht, puna jonë kolektive nuk është ndalur, falë përkushtimit të secilit anëtar të stafit tonë, secilit mësimdhënës e secilit student. Stafi ynë po punon palodhshëm, që kur kjo periudhë të përfundojë, sëbashku të jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e reja.

Prandaj ju ftojmë të na bashkangjiteni që ta nxjerrim bashkë më të mirën gjatë këtyre ditëve sa zgjatë ky distancim fizik e shoqëror. Ta shfrytëzojmë këtë periudhë të rritemi, të kalojmë kohë me të dashurit tanë, dhe të kalojmë kohë për veten, të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për t’u përballë me situatat e reja.

Ne qëndrojmë pranë studentëve tanë, dhe nga kjo situatë do të dalim bashkë, më të ditur dhe më të fortë!

Qëndroni të sigurt, mos u dorëzoni, dhe shfrytëzojeni këtë periudhë për të bërë diqka më shumë për vetveten.