fbpx

Veton Xhelili është ligjërues në CACTTUS Education tashmë 7 vite. Aktualisht, ai ligjëron në drejtimet “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” si dhe “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve”.Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në fushën e Automatikës dhe Elektronikës dhe ka përfunduar trajnime dhe çertifikime në nivelin Administrativ dhe Inxhinierik nga prodhuesit me famë botërore si Cisco, Microsoft, Oracle dhe CompTIA. Për studentët, ai mbetet një ndër profesorët më të përkushtuar dhe entuziastë, me metoda ligjërimi interaktive dhe shumë interesante. E ne, stafi i CACTTUS Education pajtohemi që Vetoni është personi më funny në shkollë. Është kënaqësi t’ju kemi në mesin tonë, Veton.

Suksese!

U mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së katërt të studentëve në CACTTUS Education

Në ceremoni, para të pranishmëve foli z.Veton Xhelili, përfaqësues i CACTTUS Education. Me këtë rast studentët e diplomuar i uroi edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Frakton”, z. Çelik Nimani. Ata përgëzuan studentët për punën dhe përkushtimin e tyre, duke ju uruar suksese të mëtutjeshme. Në emër të studentëve folën Ardita Krasniqi dhe Astrit Kurtishaj – bursistë dhe studentë të dalluar, të cilët ndanë me ne rrugëtimin e tyre përgjatë studimeve.CACTTUS Education ju uron përfundimin e studimeve, dhe ju dëshiron suksese të mëtutjeshme.

Mëso Dizajn Grafik dhe krijo përmbajtje kreative!

Trajnimi i radhës për Dizajn Grafik ofrohet në nivelin fillestar për këdo që dëshiron të mësojë parimet bazë të konceptit vizual, teorisë së ngjyrave, tipografisë, dizajnit të logos, markës dhe brendit. Krahas trajnimit të kombinuar me teori dhe praktikë do të mësohen edhe bazat e programeve lidere në industrinë grafike: Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop të ligjëruar nga Arsim Shala, dizajner i komunikimit me përvojë mbi 20 vjeçare në dizajn grafik, shtyp dhe web. Në fund të trajnimit ju do jeni të gatshëm për të nisur një karrierë si dizajner grafik dhe të krijoni ilustrime, dizajne për media sociale, krijimi i reklamave per web, broshura, logo e elemente të tjera vizuale dhe të gjitha që ju duhen për ta kompletuar portfolion tuaj.

Rezervo vendin tënd tani!!!