- Administrimi i rrjetave dhe sistemeve.
Programi për këtë drejtim ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e komunikimit, shitjes dhe menaxhimit të projekteve të TI-së.
Programet tona ju përgatisin për vendet e punës si:
Administrues i rrjetave, administrues i sistemeve, analist i sistemeve kompjuterike, inxhinier i rrjetave, inxhinier i sigurisë së rrjetave dhe integrues i sistemeve kopmjuterike.
Në këto 5 vite prej se ka filluar me këto programe, shkalla e punësimit të studentëve të Cacttus Education është 83%.
Kushtet për tu regjistruar janë:
- Testi pranues mbi njohuritë e gjuhës angleze dhe matematikë
- Nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme
Konkursi për regjistrim mbetet i hapur deri më: 15 Tetor, 2021
Apliko tani!
Apliko dhe për bursë studimi!