Cacttus Education merr pjesë në tryezën e rrumbullakët për fuqizimin e mundësive të punësimit për studentë
Pjesë e tryezës me titull “Fuqizimi i mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës” ishte edhe Cacttus Education. Në këtë tryezë të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe partnerët nga tregu i punës, përfaqësuese e Cacttus ishte Vidane Kelmendi, Drejtoreshë Operacionale në Cacttus Education.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte të diskutohet rreth tematikës së punësimit të studentëve. Kjo tryezë shënon hapjen e ciklit të tryezave të rrumbullakëta të për diskutuar lidhur me këtë tematikë. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin: rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, prorektori për zhvillim dhe cilësi në UP, prof. dr. Hysen Bytyqi, drejtori i Zyrës për Zhvillim Akademik, z. Besnik Loxha, këshilltari për karrierë në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në UP, z. Shkumbin Tafilaj, si dhe 13 përfaqësues nga institucione, kompani dhe organizata të cilat bashkëpunojnë me UP-në në synimin e ndërlidhjes së studimeve me tregun e punës.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua për mundësi bashkëpunimi me përfaqësuesit e tregut të punës, me ç’rast u propozuan ide dhe projekte të reja për punësimin e studentëve dhe të diplomuarve, që do të mundësonin zhvillimin e tyre të mëtejmë në karrierë.
Ky cikël i tryezave do të vazhdojë punimet nën moton #punësueshmëria.
Comments are closed.