fbpx

Cacttus Education ofron klasa me qera të përshtatshme për veprimtari të ndryshme si: trajnime, konferenca, punëtori etj.

Trajnim, konferencë apo punëtori? Cacttus Education ofron klasa me qera të pajisura me kompjuterë të performancës së lartë, si dhe me veglat e pajisjet e nevojshme për të ofruar një përvojë të sukseshme të trajnimeve, konferencave, punëtorive etj. Secila nga klasat, ndër të tjerat, ka qasje të vazhdueshme në internet dhe është e pajisur me teknologjinë e fundit.

Ne gjithashtu ofrojmë zgjidhje për nevojat e juaja gjatë trajnimit: nga ‘flipcharts’ dhe tabelat, e deri tek projektorët digjitalë si dhe ‘workstations’ plotësisht të rrjetizuar.

MBËSHTETJE TEKNIKE NGA EKSPERTËT
Stafi teknik i Cacttus Education do t’i përgatisë kompjuterët bazuar në kërkesat tuaja. Duke zgjedhur nga llojllojshmëria e sistemeve operative që janë në dispozicion, stafi ynë do të instalojë programe e ‘software’ të ndryshëm, në mënyrë që klasat të jenë të gatshme para se trajnimet të filojnë. Stafi teknik poashtu do të jetë në dispozicion përgjatë tërë ditës, sipas nevojës.

LOKACION I PËRSHTATSHËM
Cacttus Education posedon një objekt modern, që përpos klasave ka edhe hapësirë të mjaftueshme, të përshtatshme për pauza gjatë trajnimit.
Ne gjindemi në lagjen Arbëria, afër komunës së re. Ku lokacioni i përshtatshëm ofron hapësirë të mjaftueshme për parking.

ADRESA
Bashkim Fehmiu Arbëria 3, BC2 / 14 nr. 4
10000 Prishtinë

Comments are closed.