fbpx

Grupi i Qershorit ka përfunduar me sukses trajnimin Java Fundamentals

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit fituan njohuri themelore në #Java

Kandidatëve të çertifikuar ju urojmë suksese të mëtutjeshme!

Për të qenë pjesë e trajnimit të radhës, apliko në 👇cacttus.education/aplikimi/

Hapet konkursi për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2021-2022

Konkursi është i hapur për këto drejtime:


Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. 

Programi për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.


Administrim i rrjetave dhe sistemeve

Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes. Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Kushtet për tu regjistruar janë:

  • Testi pranues mbi njohuritë e gjuhës angleze dhe matematikë
  • Nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme

CAAK / ShKÇAK – Faqja Zyrtare dhe Cacttus Education nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

PROFESIONISTËT E SË ARDHMES

ShKÇAK si një shoqatë profesionale e cila ofron programe çertifikuese/specializuese të cilësisë së lartë si dhe Cacttus Education si institucion inovativ, për studime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, vazhdimisht synojnë të përforcojnë këtë rol përmes zhvillimit të kapaciteteve për profesionistët e së ardhmes.

Me datë 1 Korrik, 2021 ShKÇAK dhe Cacttus Education nënshkruan memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e trajnimeve dhe zhvillimeve profesionale me fokus të theksuar në ngritjen e kapaciteteve drejt transformimit dhe zhvillimit digjital të profesionit.

ShKÇAK dhe Cacttus Education së bashku do të angazhohen në shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive nëpërmjet bashkëpunimeve, të tilla si takime, konferenca, simpoziume dhe forma të tjera të bashkëpunimit institucional.

Memorandum of Understanding between SCAAK and @cacttusedu

FUTURE PROFESSIONALS

SCAAK as a professional association which offers high quality certification / specialization programs and Cacttus Education as an innovative higher education institution in the field of information technology and communication, constantly aim to strengthen this role through capacity building for future professionals

On July 1, 2021 – SCAAK and Cacttus Education signed a memorandum of understanding, which aims to exchange experiences and best practices in the field of training and professional development with a strong focus on capacity building towards the digital transformation and development of the profession.

SCAAK and Cacttus Education will jointly engage in the exchange of knowledge and skills through collaborations, such as meetings, conferences, symposiums and other forms of institutional collaboration.