fbpx

Hapet konkursi për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2021-2022

Konkursi është i hapur për këto drejtime:


Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. 

Programi për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.


Administrim i rrjetave dhe sistemeve

Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes. Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Kushtet për tu regjistruar janë:

  • Testi pranues mbi njohuritë e gjuhës angleze dhe matematikë
  • Nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme

Comments are closed.