fbpx

Shkollat profesionale dhe punësimi në Gjermani

Sipas një artikulli të publikuar nga Telegrafi.com, tregohet se në Gjermani është rritur numri i vizave të punës për 70% për  shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga ballkani, vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017. “Die Welt” i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani. Në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta „Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Sipas webfaqes Make It In Germany, Gjermania ofron perspective për profesionistët e IT-së. Vetem gjatë vitit 2014, rreth 960,000 persona janë të punësuar në fusha të ndryshme të IT-së, me të hyra që e tejkalojnë shumën prej 63.3 miliardë € për shtetin gjerman. Ofruesit e shërbimeve në teknologji informative, telekomunikim dhe shërbime të internetit përbëjnë punëdhënësin e dytë më të madh në industrinë Gjermane. Sipas një ankete të bërë nga një kompani Gjermane BITCOM, ka rezultuar se rreth dy të tretat (68%) e kompanive synojnë që të krijojnë vende të reja pune. Megjithatë, jo gjithmonë mund t’i gjejnë të gjithë punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Prandaj, kjo rritje e numrit të vendeve të reja të punës për specialist të IT-së ka shënuar rritje të tregut.

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon t’i plotësojë kërkesat e tregut si vendor ashtu edhe ndërkombëtar për profesionistë të IT-së. Me fokusim në anën praktike të studimeve dhe duke u bazuar në planprograme ndërkombëtare, studimet në Cacttus Education nxjerrin profesionistë të aftë për t’u inkuadruar menjëherë në tregun e punës.

Studimet në njërin nga drejtimet: Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve apo Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile, të përgatisin për të punuar në disa prej profesioneve më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Si rrjedhojë punësimi si brenda edhe jashtë vendit bëhet shumë më i lehtë. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, veçanërisht në Gjermani, Cacttus Education përgatitë studentët për të qenë pjesë e fushës së teknologjisë në një nivel botëror.

Comments are closed.