fbpx

Sheryl Sandberg, Bill Gates dhe Richard Branson e përdorin këtë metodë për të qenë më produktiv

Një metodë klasike.

Disa nga emrat më të mëdhenj në fushën e biznesit quditërisht përdorin një teknikë “old school” për të qenë më të organizuar dhe më produktiv.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates, themeluesi i kompanisë Virgin, Richard Branson dhe drejtoriesha operacionale e Facebook kanë diçka të përbashkët, që të tre mbajnë me vete nga një fletore.

Gates dhe Branson përdorin fletoret për të shënuar idetë e tyre. Duke e mbajtur një laps dhe kimik të gatshëm, këta dy biznismenë në këtë mënyrë të mbajnë llogari mbi idetë e tyre dhe krijojnë një listë për të mbajtur në mend të gjitha idetë që u vijnë përgjatë ditës.

Branson ka thënë: “Nuk e di se ku do të isha tani nëse nuk e kisha pasur një laps me vete për t’i shënuar idetë në momentin që  ato më shfaqen.

Sandberg përdorë fletoren për planifikim të ditës, sipas Fortune. Ajo e shkruan listën e gjërave për t’i bërë, e pastaj i grisë faqet pasi t’i ketë bërë të gjitha gjërat në atë listë. Është një motivim shumë i mirë që të ndihmon për të mos e humbur drejtimin-dhe nuk ka asgjë më të kënaqshme se t’u biesh vi një nga një detyrave që i ke shënuar në listë.

Pavarësisht prej mënyrës se si saktësisht këta liderë biznesesh i përdorin fletoret e tyre, duket se i kanë rënë në erë diçkaje.

Folësi në TED Damon Brown ka shkruar në Inc. se shkrimi i ideve na ndihmon t’i filtrojmë mendimet, të mbajmë mend ide dhe t’i artikulojmë mendimet abstrakte që i kemi.

Kontribuesi i Forbes Drew Hansen  thotë se çelësi qëndron në atë se gjithmonë menjëherë  duhet t’i shkruash idetë që të vijnë: “Mendon se do t’i mbashë mend, por nuk është kështu, sepse ide të reja dhe mendime vazhdimisht e vërshojnë trurin tonë, prandaj edhe kur e liron mendjen shkëndija e ideve është tjetër.

Kjo metodë, t’i shkruash idetë dhe detyrat në një listë, mund të jetë metodë e vjetër, por është mjaft efektive.

Artikull i përshtatur nga: Fortune
Comments are closed.