fbpx

Vizitë në CACTTUS Education nga Gentrit Dedushi, Google Enterprise Sales Executive

Kemi kënaqësinë të kemi sot me ne Gentrit Dedushi, Google Enterprise Sales Executive. Me mbi 10 vjet përvojë në industrinë e teknologjisë dhe shërbimeve financiare, z.Dedushi si Google Enterprise Sales Executive ka punuar me organizata/kompani te mëdha te shërbimeve financiare duke mbështetur adoptimin e teknologjive të Google Cloud dhe për të mundësuar transformimin dixhital të tyre.

Gjatë karrierës së tij ai ka udhëhequr marrëveshje komplekse, shumë milionëshe në SHBA, Kanada, Amerikën Latine dhe Evropë me kompani lider si JPMorgan Chase, Citi Bank, UBS, Credit Suisse, Morgan Stanley dhe të tjera. I lindur dhe rritur në Kosovë, ai migroi në SHBA në moshën 7 vjeçare. Aktualisht jeton në NJ/NY dhe 6 muajt e fundit i ka kaluar duke punuar në distancë në Prishtinë.

Sot, ai do të na rrëfejë rrugëtimin e tij në Google si dhe do të ndajë me ne këshilla se si duhet të punohet një CV e suksesshme, si dhe si duhet të sillemi në një intervistë pune. Takime të tilla inspiruese na motivojnë të bëhemi versioni më i suksesshëm i vetes, si dhe na rikujtojnë se çdo ëndërr është e arritshme!

Comments are closed.