Meriton Ferati, Inxhinier i zhvillimit softuerik në Purple Dot
Meritoni është student i gjeneratës së parë në Cacttus Education. Në një intervistë të shkurtë me të mësuam për rrugëtimin e tij pas përfundimit të studimeve në Cacttus Education.
Ai na tregon:
Me njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe me pasion, shumë është e lehtë të ngritesh në karrierë.
Vetë ideja e shkollës profesionale “Cacttus Education” është aftësimi për profesionistë për tregun e punes, ku zhvillimi i mësimit (softuerit) bëhet në mënyrë të ngjashme sikur të punoje në kompani. Komunikimi/zgjidhja e problemeve me ekipin, marrja e detyrave nga lideri(profesori) deri te zgjidhja me metodat më të mira dhe kualitative të një softueri janë vetëm disa prej shumë aftësive që mund të përfitohen në “Cacttus Education” për të arritur titullin profesionist i zhvillimit të softuerit.
Për momentin punoj në startup-in “Purple Dot” me bazë në Shkup, ku zhvillojmë produktin (softuer) me partnerin tonë në Milano, Itali. Jam pjesë e kompanisë rreth 15 muaj apo 1 vit e 3 muaj.
Periudha e punës nga distanca për shkak të pandemisë ka qenë shumë e lehtë në aspekt të kryerjes së punës, mirëpo më kanë munguar shakatë me kolegët e punës. Por edhe largimi nga bisedat me kolegët mund të them që ishte një ndër arsyet që kam zhvilluar edhe punë më kualitative gjatë pandemisë, për shkak se fokusi ishte maksimal në punë, pa ndonjë ndërprerje eventuale. Në ditët e sotme çdo gjë që na rrethon ka “nuanca” të teknologjisë. Vet jeta në ditët e sotme është “e pamundur” pa teknologji, andaj nxënia e njerës prej shumë degëve të teknologjisë na ndihmon në lehtësim të jetesës.
Comments are closed.