fbpx

Vizitë me fëmijët e shkollës “Elena Gjika” në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike

Muaji Tetor, muaji i sigurisë kibernetike.

Me shtimin e përdorimit të teknologjisë, edhe rreziqet nga sulmet kibernetike kanë shënuar rritje. Fëmijët konsiderohen target ideal pasi që nuk kanë njohuri se si të mbrohen nga sulmet e tilla si dhe besojnë më lehtë.

Për të shënuar muajin e sigurisë kibernetike Cacttus Education në bashkëpunim me Cacttus Sha organizuan trajnimin për vetëdijësimin e fëmijëve rreth këtyre kërcënimeve duke i informuar se si të mbrohen nga kërcënimet kibernetike dhe si ti parandalojnë ato.  

Ky trajnim u mbajt me fëmijët e klasave të IV-ta të shkollës “Elena Gjika” të cilët ndoqën trajnimin me shumë entuziazëm, dhe pyetje të shumta për trajnerin.

Comments are closed.