Dobitë e të mësuarit me ARDUINO për fëmijën tuaj
ARDUINO është një platformë që përdoret për krijimin e projekteve elektronike. ARDUINO përbëhet prej dy pjesëve, pjesës fizike që është një qark i cili programohet (microcontroller), si dhe pjesa softuerike (IDE-Integrated Development Environment) që përdoret për të shkruar dhe ngarkuar kodin nga kompjuteri në paisje.
Fig. 1 UNO Microcontroller
Fig.2 IDE-Integrated Development Environment
E çka mund të bëjë fëmiu juaj me ARDUINO?
Mund të krijojë shumë gjëra interesante. Me ARDUINO ju mund të krijoni gjithçka, nga paisje komplekse, e deri ato të thjeshtat e madje edhe paisje qesharake. Kufiri i vetëm është imagjinata.
Është mënyrë shumë e mirë për t’u qasur në programim. Nganjëherë qasja në programim për fillestarë mund të duket e vështirë, sidomos derisa të mësohet logjika e programimit. Me ARDUINO është më e lehtë. Pas ARDUINOS qasja në kodimin e lojës së parë bëhet më e thjeshtë.
Është mënyrë e mirë për tu qasur në Elektronikë poashtu. Pasi që ARDUINO ju mëson për qarqet elektronike, ju do të mësoni edhe shkathtësi të dobishme që kanë të bëjnë me elektronikë.
Për të nxitur kurreshtjen e fëmijëve tuaj për elektronikë të kombinuar me programim mësimi me ARDUINO është mënyra më e mirë.
Comments are closed.