fbpx

Disa arsye pse duhet të studioni “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve”

Të studiosh në fushën e rrjetave dhe sistemeve është hapi më i mirë drejt një karriere me perspektivë më të gjerë. Për të përmbushur kërkesat e mëdha për këtë profesion, Cacttus Education ju mundëson të studioni në drejtimin “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve”.

Përfitimet të cilat ju do t’i keni gjatë studimit në Cacttus Education në drejtimin “Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve” janë:

Përdorimi i teknologjive më të njohura botërore. Gjatë mësimit të lëndëve në fushën e rrjetave do të përdorni teknologji si: Microsoft, Linux, Cisco, Alcatel, etj.

Certifikime tё njohura ndёrkombëtarisht. Programi që e ofron Cacttus Education ju përgatitë jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për atë ndërkombëtar, duke ju mundësuar të certifikoheni në programe të ndryshme të njohura ndërkombëtarisht ashtu si : CCNA.

Angazhimi në punё praktike. Gjatë studimit nё Cacttus Education do të keni mundësi që t’i praktikoni njohuritë teorike përmes punës praktike, përfshirë këtu dizajnimin, analizën, sigurinë, etj.

Zbatimi i projekteve reale. Do të keni mundësinë të krijoni projekte kreative dhe t’i zbatoni ato në kompani  të ndryshme.

Cacttus Education ёshtё shkollё e lartё profesionale qё pёrgatitё kuadrot nё aspektin teorik edhe praktik tё ballafaqohen me kёrkesat e tregut.

 

Comments are closed.