fbpx

Diskutim publik në Cacttus Education: “Breaches and Privacy, Phishing and User Awareness”

Jeta jonë e përditshme, ekonomia e vendit, dhe madje edhe siguria shtetërore varet një hapsirë kibernetike stabile dhe e sigurtë. Hapësira kibernetike apo ‘cyberspace’ është emri që përshkruan ambientin në të cilin bëhet komunikimi përmes rrjetave kompjuterike.

Hapësira kibernetike dhe infrastruktura e saj mund të rrezikohen nga rreziqe të ndryshme, si nga rreziqe fizike, poashtu edhe rreziqe kibernetike. Në ditët e sotme ekzistojnë aktorë/veprues të sofistikuar në kibernetikë, që shpesh edhe shfrytëzojnë pikat e dobëta të sistemeve të ndryshme për të vjedhur informata dhe para. Persona të tillë poashtu munden edhe të pengojnë, shkëpusin, shkatërrojnë dhe kërcënojnë edhe ofrimin e shërbimeve esenciale.

Duke pasur parasyshë rreziqet e ndryshme ndaj sigurisë kibernetike dhe efektet e tyre, Cacttus Education si institucion edukativ në fushën e teknologjisë së informacionit, organizon diskutimin publik me temë “Breaches and Privacy, Phishing and User Awareness”. Përmes këtij diskutimi do të adresohen disa prej këtyre rreziqeve kibernetike, dhe mënyrat se si ne si individë, apo kompani të ndryshme, mund të mbrohemi nga këto rreziqe.

Ky diskutim rreth sigurisë kibernetike është i hapur për të gjithë, prandaj ju ftojmë të gjithë të interesuarit të merrni pjesë dhe të mësoni më shumë se si të qëndroni të sigurtë në hapësirën kibernetike.

Comments are closed.