fbpx

Cacttus Education viziton gjimnazin “Xhevdet Doda” me rastin e hapjes së qendrave punuese në kuadër të programit ASSET

Gjatë ditës së djeshme Cacttus Education mori pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrave punuese në gjimnazin “Xhevdet Doda” në kuadër të After School Support for Teens (ASSET). Ky program ka për qëllim që të zhvillojë shkathtësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë Kosovar, duke krijuar një botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

Në kuadër të programit ASSET, gjimnazi Xhevdet Doda është paisur me ‘Qendrën për karrierë e ndërmarrësi’, ku përfshihen një qendër karriere, një hapsirë për dizajnim dhe prezantim, një qendër burimore për aktivitete praktike si dhe një “makerspace” (hapsirë kreative) ku nxënësit do të kenë mundësinë të krijojnë projekte të ndryshme.

Cacttus Education do të vazhdojë me përkrahjen dhe mbështetjen e të rinjëve, sidomos në fushën e teknologjisë, përmes bashkëpunimeve të ndryshme që kanë për synim përkrahjen dhe avancimin e të rinjëve në fushën e teknologjisë.

Comments are closed.