Flamur Bajra, Zhvillues Softverik në Cacttus sh.a.
Flamur Bajra është student i vitit të parë në Cacttus Education. Flamuri studion Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile dhe njëkohësisht është angazhuar në praktikë pune në Departamentin e Zhvillimit në kompaninë amë Cacttus Sh.a.
Flamuri pas përfundimit të shkollës së mesme në Londër, është kthyer në Kosovë vetëm për të ndjekur studimet, dhe aktualisht ai studion në Cacttus Education. Ai tregon se arsyeja pse e ka vendosur të studiojë në Cacttus Education është kualiteti i mësimit, që është i njejtë me atë që do të mund ta ndiqte jashtë vendit, ndërsa çmimi që paguhet për studime është shumë më i vogël. Ai tregon se poashtu qasja në praktikë dhe krijimi i përvojës është shumë më i lehtë.
Flamuri thotë:
Drejtimi që e kam zgjedhë për me e studiu është i mirë dhe ka nji perspektivë shumë të mirë për të ardhmen. Mësimi që unë e ndjeki këtu është i njejtë sikur studimet që kisha pasë mundësi me i ndjekë në Londër, po kostoja është shumë më e vogël. E me Cacttus Education ka qenë shumë ma lehtë me u angazhu në praktikë.
Akoma s’kam vendosë se cili ka me qenë përcaktimi im përfundimtar në karrierë, por pasi t’i përfundoj studimet mund të angazhohem si zhvillues i uebfaqeve apo edhe aplikacioneve të ndryshme.
Flamuri tregon se ka gjasë që pas përfundimit të studimeve të vazhdojë me punën në Kosovë, duke krijuar ndoshta edhe një kompani që merret me zhvillimin e ueb-it.
Comments are closed.