fbpx

Studentë të Cacttus Education vizituan Telekomin e Kosovës

Studentë të Cacttus Education nga drejtimi Administrim i Rjeteve dhe Sistemeve vizituan dje Telekomin e Kosovës. Gjatë vizitës ata u mirëpritën nga stafi i kompanisë dhe u njoftuan për së afërmi me punën e tyre.

Studentët patën rastin të shohin se si profesionistët e fushës së administrimit të rrjeteve dhe sistemeve sigurohen që të ketë lidhje të vazhdueshme internet dhe shërbimet e telefonisë për klientët. Ata panë drejtëpërsëdrejti se si bëhet monitorimi dhe intervenimi nga ekipet përgjegjëse, dhe u njoftuan më shumë për mënyrën se si funksionon struktura e TK-së për rrjete kompjuterike. Përpos kësaj, ata poashtu paten mundësinë të mësojnë më shumë rreth paisjeve që TK përdorë, si funksionojnë dhe si mirëmbahen.

Gjatë kësaj vizite studentët mësuan për punën e Administruesve të Rrjeteve dhe Sistemeve si dhe punën që ata bëjnë si pjesë e kompanisë më të madhe në vend për ofrimin e shërbimeve të telefonisë. Ata poashtu mësuan disa prej sfidave profesionale që i presin në të ardhmen, në karrierën e tyre si administrues të rrjeteve apo sistemeve.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Përpos angazhimit në punë praktike, vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Comments are closed.