Arbër Basha, Programer në Cacttus Sha
Arbër Basha është studenti i radhës nga Cacttus Education që është angazhuar në punë praktike. Pas përfundimit të vitit të parë akademik në drejtimin ‘Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile’, ai ka filluar praktikën në kompaninë amë Cacttus Sha, në departamentin ‘Business Solutions’.
Arbëri na tregon më shumë për përvojën e tij gjatë studimeve, dhe angazhimit në punë praktike, si dhe ndërlidhjen e tyre në përgatitjen e tij profesionale.
Arsyeja kryesore pse e kam përzgjedhur ‘Zhvillim-in e ueb-it dhe aplikacioneve mobile’ si drejtim studimi, ka qenë dëshira për ta krijuar aplikacione e programe të reja, të cilat do të jenë produkt i krijuar nga unë. Por për ta krijuar një produkt, duhet patjetër ta njohësh klientin për të cilin krijohet produkti. Këtu hyn praktika në Business Solutions, ku përpos punës me baza të dhënash, poashtu ndër pikat kryesore është komunikimi me klientë potencialë dhe vlerësimi i nevojave të tyre. Puna kryesore në department poashtu është e lidhur ngushtë me Microsoft Dynamics Navision, dhe projekte të ndryshme për të cilat nevojitet njohuri në C#, dhe SQL.
Arbëri më tutje shton:
Studimet në Cacttus Education kanë qenë baza kryesore e fillimit të karrierës në fushën e programimit. Prej pikëpamjes time, sistemi që implementohet nga Cacttus Education të ofron mundësi për të mësuar shumë për një kohë shumë të shkurtë. Jam shumë i kënaqur me profesorët dhe me qasjen e tyre ndaj nesh. Poashtu ambienti është shumë i përshtatshëm dhe ka gjithçka që i duhet një programeri të ardhshëm.
Arbëri është vetëm njëri nga studentët e angazhuar në punë praktike, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe po vazhdon me ndërtimin e një profili prej profesionisti në fushën e programimit. Cacttus Eduaction do të vazhdojë që përmes ndërlidhjes së studimeve me punën të përgatisë studentët për profesione të caktuara, dhe të krijojë një bazë të sigurtë për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.
Comments are closed.