Xhevahire Saramati, zhvilluese e aplikacioneve në Cacttus sh.a.
Xhevahire Saramati është studente e vitit të dytë në drejtimin Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. Ajo njëkohësisht punon edhe në kompaninë Cacttus Sha.
Në intervistën e realizuar bashkë ajo ndau me ne përvojën e saj:
Ka qenë gjithmonë një prej ëndrrave të mia të studioj në fushën e teknologjisë, veçanërisht në pjesën e zhvillimit të uebit dhe aplikacioneve mobile. U regjistrova në Cacttus Education pikërisht në kohën kur isha gati të specifikoja rrugën profesionale që dua të ndjek për të ardhmen time. Kam zgjedhur Cacttus Education në bazë të përvojave të mira të mëhershme të miqve të mi, për arsye të cilësisë së arsimimit që e ofron dhe për hapësirën që të jep për t’u zhvilluar profesionalisht.
Marrja e njohurive në gjuhët programuese më të kërkuara aktualisht, praktikimi i këtyre njohurive dhe pikërisht përvoja e ligjëruesve në lëmitë që ata i praktikojnë, më ka mundësuar që të inkuadrohem shumë lehtë në punën që jam e angazhuar tani.
Në kompaninë Cacttus Sha merrem me zhvillimin e aplikacioneve brenda Microsoft Office 365, në platformën SharePoint Online, platformë kjo krejtësisht e re në vendin tonë që ka për qëllim të automatizojë dhe në këtë mënyrë edhe të lehtësojë proceset e brendshme të kompanive. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur vështirësi, madje ka qenë shumë e lehtë të punohet edhe nga shtëpia.
Tashmë teknologjia nuk është një temë tabu për femrat dhe nuk duhet të jetë. Çdo ditë e më shumë numri i femrave që zgjedhin të studiojnë teknologjinë po rritet. Jemi duke e dëshmuar çdo herë e më shumë që asnjë fushë nuk është kufizim i potencialit tonë, prandaj unë i inkurajoj pa asnjë dallim, të gjithë që kanë interes dhe duan të zhvillohen në këtë fushë të marrin hapat e duhur drejt së ardhmes së tyre në teknologji.
Comments are closed.