fbpx

Storje e suksesit në WOW3- Anita Beiqi

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Projekti është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Implementimi i projektit WOW3 po bëhet nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Gjatë fazës së mentorimit, vajzat pjesëmarrëse në projekt po vazhdojnë të aplikojnë për punë dhe t’i aplikojnë shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit. Ndër vajzat që sukseshëm po implementojnë shkathësitë e fituara përmes punës është edhe Anita Beiqi e cila pas përfundimit të trajnimit si Dizajnere Grafike po vazhdon të punojë në këtë fushë duke i zhvilluar më tutje shkathësitë e fituara. Ajo na tregon për përvojën e saj të deritanishme.

Për projektin WOW jam informuar përmes rrjeteve sociale, dhe duke pasur parasysh rrethanat aktuale dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi për punësim, më kanë shtyrë që të punoj në drejtim të përfitimit të njohurive të reja të cilat më kanë shërbyer për të gjetur punë. Edhe pse kam mbaruar studimet në drejtësi, e bukura me llojllojshmerinë e ngjyrave më kanë bërë gjithmonë përshtypje, ndërsa kursi për dizajn grafik më mësoi kombinimin e tyre për të krijuar art.

Pas përfundimit të kursit ndjeva se i posedoj aftesitë e nevojshme që të filloj të punoj punë të vogla, duke u ofruar shërbimet e mia për dizajnim të menysë disa bareve në lagjen time. Më gëzoi fakti që puna ime u vlerësua nga pronari i njërit nga baret me të cilët kisha biseduar dhe në këtë mënyrë fillova një kapitull të ri në karrierën time profesionale.

Comments are closed.