Si të tregoheni të sukseshëm gjatë punës praktike
Angazhimi në punë punë praktike ju mundëson të përfitoni njohuri dhe përvojë në një industri të caktuar.
Por çfarë duhet të bëni për të përfituar sa më shumë nga puna praktike:
Përgatituni sa më shumë:
Para se të filloni ditën e parë të punës praktike, hulumtoni sa më shumë që keni mundësi për kompaninë tek e cila do të angazhoheni. Mundohuni të mësoni më shumë rreth stafit më të cilin do të punoni, kulturën e kompanisë si dhe departamentet e asaj kompanie. Poashtu është mirë ta rilexoni disa herë përshkrimin e pozitës së praktikës. Kështu ju do të jeni të përgatitur që ditën e parë ta filloni me vetëbesim dhe me një pasqyrë të asaj se çka mund të pritet prej jush.
Gjithmonë tregohuni profesional:
Natyrisht është e rëndësishme të tregoheni sa më profesional në të gjitha aspektet. Gjithmonë vishuni në përshtatshmëri me ambientin të cilin do të punoni. Kur jeni në dyshim se çfarë stili të përdorni, mbajeni në mend që është më mirë të visheni në mënyrë më formale.
Gjuha trupore poashtu luan rol të rëndësishëm. Shikoni të tjerët në sy kur jeni duke zhvilluar biseda dhe prezantohuni me emër kur njoftoheni me persona të rinjë. Poashtu tregohuni të sjellshëm me të gjithë personat që takoni, qofshin ata punëtorë aktualë, konsumatorë apo furnitorë të kompanisë.
Tregoni që keni vullnet për të mësuar dhe keni iniciativë:
Praktikantët më të mirë janë gjithmonë ata që tregojnë se janë të gatshëm për të mësuar dhe për të marrë iniciativë në punë. Mos prisni gjithmonë që të tjerët t’ju caktojnë detyra. Kurdo që i përfundoni detyrat në listë për atë ditë, shikoni nëse mund të gjeni diçka të re për të bërë. Poashtu shtroni pyetje relevante kurdo që ju jipet mundësia, sepse në këtë mënyrë ju tregoni interesimin tuaj për punën që po bëni.
Mos harroni që puna praktike hapë dyert drejt karrierës për të cilën jeni përcaktuar. Poashtu është mundësi e mirë për ta mësuar profesionin duke e ushtruar atë nën mbikqyrjen e një profesionisti.
Artikull i përshtatur nga: collegeraptor.com
Comments are closed.