fbpx

Cacttus Education organizon diskutimin e hapur “Ndërmarrësia në TIK” në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është një ndër eventet më të mëdha në Kosovë. Gjatë kësaj jave do të takohen inovatorë, punëdhënës e ndërmarrës të cilët nxisin zhvillimin ekonomik si dhe zhvillojnë mirëqenien e njerëzve në vend.

Java Globale e Ndërmarrësisë do të mbahet nga data 12 nëntor deri më 18 nëntor. Organizimet që mbahen në kuadër të GEW do të jenë një mundësi e mirë që pjesëmarrësit të mund të takohen me mentorë, bashkëpunëtorë potencialë e madje edhe investitorë – duke iu rekomanduar atyre  mundësi të reja të zhvillimit në treg.

Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education më 14 nëntor, duke filluar nga ora 17:00 organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut (IT Entrepreneurship – Overcoming the Challenges in Creating an IT Business). Folësit kryesor gjatë këtij diskutimi do të jenë:

Zana Tabaku- Bashkëthemeluese & Menaxhere Operacionale, Appdec
Ermal Sadiku-Drejtor Menaxhues, LinkPlus IT
Çelik Nimani- Drejtor Ekzekutiv, Frakton

Ky diskutim iu dedikohet ndërmarrësve të rinjë, kryesisht atyre në fushën e TIK-ut. Gjatë këtij diskutimi folësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre dhe të japin këshilla të dobishme për ndërmarrësit e rinjë që synojnë të krijojnë biznese të sukseshme.

Comments are closed.