fbpx

Si të fokusoheni në mirëqenien tuaj gjatë studimeve

Gjatë studimeve është shumë e rëndësishme t’i ndiqni ëndërrat tuaja. Por me projekte, detyra, ligjërata e ngarkesa të tjera nganjëherë ëndërrat dhe shëndeti mbesin pas dore.  Për t’ju inkurajuar që të përfitoni sa më shumë nga studimet, ju sugjerojmë t’i përvetësoni katër shprehi që ju ndihmojnë ta rrisni performancën tuaj akademike, si dhe të fokusoheni në shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Krijoni një mentalitet të rritjes (growth mindset).
Studentët që kanë një mentalitet të rritjes (growth mindset)– janë ata që besojnë se inteligjenca dhe aftësia nuk është diçka statike dhe që ka fund, por fokusohen në faktin se ne vazhdimisht rritemi përmes punës, përvojave dhe ndihmës së të tjerëve.

Kultivoni miqësi të reja
Të gjithë kemi nevojë t’i përkasim një komuniteti. Studentët sidomos, qofshin ata të vitit të parë apo të fundit, kanë nevojë të zhvillojnë raporte me njerëzit e tjerë, dhe të krijojnë një ndjenjë të identitetit personal brenda atij komuniteti.

Kaloni më shumë kohë në natyrë
Koha e kaluar në ambiente të hapura rritë mirëqenien tonë. Prandaj provoni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë. Kjo ndikon pozitivisht në disponim, mund ta zvogëlojë stresin si dhe rifreskon emocionet kognitive. Kalimi i kohës në natyrë poashtu përmirëson kujtesën tuaj.

Flini mjaftueshëm
Kujtesa dhe të mësuarit përforcohen përmes gjumit. Përderisa studentët shpesh janë më të ngarkuar, është shumë e rendësishme të gjejnë kohë për të bërë një gjum cilësor (të paktën tetë orë gjatë natës).

Krijimi i një mentaliteti të rritjes, krijimi i miqësive të reja, kalimi i kohës në natyrë dhe prioritizimi i gjumit ju ndihmojnë studentëve të bëhen më të sukseshëm, si në klasë ashtu edhe jashtë saj.

Artikull i përshtatur nga Forbes
Comments are closed.