fbpx

Lis Grapci tregon për rrugëtimin e tij pas përfundimit të studimeve në Cacttus Education

Lis Grapci ka përfunduar studimet në drejtimin “Administrues i Rrjetave dhe Sistemeve Kompjuterike” në Cacttus Education. Pas dy viteve studimi Lisi ka qenë i gatshëm për t’u inkuadruar në tregun e punës, në fushën e teknologjisë. Tani ai me shumë përkushtim ushtron profesionin e IT Helpdesk. Pas një bisede të shkurtër me Lisin ne mësuam më shumë rreth tij, kohës së kaluar si student dhe inkuadrimin e tij në tregun e punës pas studimeve.

Lisi na tregon:

Unë i kam perfunduar studimet në “Systems and Network Administration”. Arsyja pse e kam zgjedhë këtë drejtim është se më pëlqen administrimi i sistemit dhe rrjetit, e ka gjithmonë probleme të reja të cilat duhet me i mirëmbajtë. Gjatë studimeve një prej lëndëve që më është dukur më interesantja dhe që më ka pëlqyer më së shumti ka qenë lënda “Microsoft servers & server infrastructures”

Për inkuadrimin e tij në tregun e punës Lisi thotë:

Jam i punësuar në kujtesa.net, ku ushtroj profesionin e IT Helpdesk. Profesioni që ushtroj momentalisht ka të bëjë me mirëmbajtje dhe siguri të pajisjeve teknologjike si: llaptopë , desktop pc , switch , router etj. Prej detyrave kryesore që i bëj gjatë ditës përfshihen: mirëmbajta e qendrës së thirrjeve, softphones dhe mirëmbajta e rrjetit të brendshëm.

Për ndikimin e studimeve në përgatitjen e tregut të punës Lisi tregon:

Cacttus Education prej prespektivës time është njëra ndër shkollat më të avancuara në fushën e teknologjisë pasi që ta mundëson qasjen në praktikë, që e bën shumë më të lehtë kuptimin e secilës lëndë. Cacttus Education më ka ndihmuar shumë për tu qasur në punën që dëshiroj, pasi që gjithmonë më kanë ofruar punë praktike me klientët e ndryshëm të Cacttus.

Sa i përket planeve që Lisi ka për të ardhmen, ai thotë:

Planet e mija në të ardhmen janë të ngritem në pozita më të larta në lëminë e “System and Network Administation” në vende të ndryshme të botës. Me këtë do të jem në gjendje t’i aplikoj tërësisht studimet e mija dhe njohuritë e fituara në rrjeta dhe sisteme.

Për studentët e rinjë Lisi i këshillon:

Këshilla ime për studentët e rinjë do të ishte që të koncentrohen më shumë në punë praktike, e vendi më i mirë ku mundesh me mësu edhe teori edhe praktikë është Cacttus Education.

Comments are closed.