Si po ndikon Internet of Things (IoT) në jetët tona?
Punuar nga studentja: Esra Fejzullahu
Mentor/e: Prof.Mr.Azra Krasniqi
Internet of things (IoT) është lidhja e pajisjeve fizike, makinave apo pajisjeve shtëpiake me elektronikë, sensorë dhe aksesi në internet që mundëson që këto pajisje të shkëmbejnë informacione (data) mes tyre. IoT mundëson kontrollimin e pajisjeve pa pasur nevojë për kontakt fizik por vetëm me anë të sistemit kompjuterik. Things në IoT përdoret për të gjitha ato pajisje si pajisjet për implant të zemrës, biochipet, kamerat e ndryshme, automobilat me sensorë, shtëpitë e mençura (smart), dhe të gjitha makinat e tjera që punojnë me anë të teknologjisë, të cilat supozohen të bëjnë lehtësime në punën e njeriut dhe janë më ekonomike.
Comments are closed.