Si ndikojnë shkollat profesionale në plotësimin e mungesës së kuadrove në tregun e punës?
Sipas analizës së fundit të publikuar nga GAP, shkalla e papunësisë së të rinjve në Kosovë është 52.2%, ndërkaq shkalla e përgjithshme e papunësisë është 28.7%. Ky nivel i lartë i papunësisë, i shoqëruar me mospërputhje të aftësive të fituara nga institucionet arsimore dhe atyre të kërkuara nga sektori privat, çon vendin në një situatë të palakmueshme socio-ekonomike.
Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP tregon se institucionet arsimore në Kosovë kryesisht po përgatisin studentët për profesione që nuk kërkohen në tregun e punës. Ai ka thënë: “Ne ende vazhdojmë që shumicën e njerëzve t’i përgatisim për zyrë apo për vende të punës në administratë si juristë, ekonomistë, shkenca politike, sociolog, por shumë pak është punuar në drejtimet që kanë të bëjnë me shkathtësi teknike, ku vendet e punës janë aty, si dhe në ato shkathtësi që kërkohen në teknologji informative”.
Një çështje tjetër, që ia vlen të ceket, është edhe mungesa e praktikës profesionale, sidomos gjatë studimeve universitare, që krijon kuadro që nuk janë të gatshme të inkuadrohen menjëherë në tregun e punës.
Por mangësitë sa i përket shkathtësive specifike, dhe praktikës profesionale gjatë studimit nuk janë mungesa e vetme. Sipas hulumtimit nga GAP, punëdhënësit kanë hasur në vështirësi edhe në gjetjen e personave që posedojnë shkathtësi të buta. Gjatë studimeve, është e rëndësishme që përpos lëndëve mësimore që të përgatisin për ta ushtruar një profesion, të ketë edhe lëndë që të mësojnë shkathtësi të buta, që kërkohen nga punëdhënësit.
Por, si ndërlidhen shkollat e larta profesionale në zgjidhjen e këtij problemi? Duke qenë se shkollat e larta profesionale, pikësynim kryesor kanë përgatitjen e studentëve për ta ushtruar një profesion, atëherë varësisht prej drejtimeve që i ofrojnë, mund të ndikojnë pozitivisht në plotësimin e mungesës në treg dhe në punësimin e të rinjve. Duke iu përshtatur kërkesave të tregut, shkollat profesionale përgatisin studentët të inkuadrohen lehtë në tregun e punës dhe në këtë mënyrë bën plotësimin e kuadrove të reja.
Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon të përgatisë studentët e vet për të ushtruar profesione në fushën e teknologjisë, fushë kjo që vazhdimisht ka rritje të kërkesës për profesionistë. Duke ofruar studime në drejtimet më të kërkuara në fushën e teknologjisë siç janë: “Zhvillim ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrues i rrjeteve dhe sistemeve”, Cacttus Education synon të përgatisë kuadro për profesionet për të cilat ka kërkesë, por ka edhe mungesë të profesionistëve që punojnë në atë fushë.
Gjatë studimeve, përpos përfshirjes në projekte reale që gjejnë zbatim, studentët po ashtu inkurajohen dhe asistohen gjatë angazhimit në punë praktike, që shpesh rezulton edhe në kontratë pune. Për më tepër, përpos diplomës, studentët e Cacttus Education pajisen edhe me certifikime industriale, që ua mundësojnë që njohuritë e fituara gjatë studimeve të mund t’i aplikojnë edhe në vende ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh rëndësinë e shkathtësive të buta, gjatë studimeve po ashtu në planprogram përfshihen lëndë obligative për t’i pajisur studentët me këto shkathtësi.
Comments are closed.