fbpx

Profesionet më të kërkuara në teknologji për vitin 2018

Kompanitë vazhdimisht po synojnë që të përshaten më fuqinë e re punëtore, dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur për të tërhequr talentët e teknologjisë për të punuar në kompanitë e tyre. Ndër profesionet të cilat po kërkohen më së shumti në teknologji për vitin 2018 janë:

Shkencëtar i të dhënave
Një shkencëtar i të dhënave është një person që ndihmon të mbledhë, përpunojë dhe analizojë të dhënat.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Gjuhët programuese (veçanërisht Java dhe Python)
  • Shkathtësi shumë të mira analitike
  • Shkathtësi shumë të mira në matematikë

Zhvillues i databazave
Zhvilluesit e databazave janë përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e databazave (bazave të të dhënave) të ndërmarrjeve.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Përvojë në databaza
  • Përvojë në programet për databazat e ndërmarrjeve si Microsoft SQL Server, Oracle ose IBM DB2
  • Certifikime si Microsoft Certified Database Administrator ose Oracle Database Administrator Certified Professional

Teknik i zyrës së IT-së (help desk/tech support)
Për bizneset që punojnë drejtëpërsëdrejti me konsumatorë, ‘help desk’ është një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së një biznesi të sukseshëm. Si kontakti i parë (vija e parë e frontit ) për shërbimet për konsumatorë dhe zgjidhjen e problemeve, punëtorët e ‘help desk-ut’ duhet të posedojnë shkathësitë e duhura teknike dhe shkathësi të komunikimit për të qenë të sukseshëm në këtë punë. Roli i ‘help desk-ut’ ndahet në 3 lloje, dhe kërkesat ndryshojnë dukshëm varësisht prej biznesit.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Lloji 1: Pozita të nivelit fillestar që kërkojnë më pak se 2 vite përvojë, diplomë nga shkolla e mesme profesionale apo punë praktike në një shkollë teknike
  • Lloji 2: Pozitat që kërkojnë 2 deri në 4 vite përvojë, diplomë të shkollimit 2 vjeçar dhe përvojë relevante në këtë drejtim
  • Lloji 3: Katër apo më shumë vite përvojë në ambiente të ‘help desk’, diplomë në një fushë relevante dhe certifikime profesionale

Administrues i rrjeteve
Administratorët e rrjeteve janë përgjegjës për punën me protokolin LAN/WAN, paisjet softverike dhe hardverike.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve serioze (troubleshooting) dhe shkathtësi në komunikim
  • Shkathtësi analitike dhe diagnostifikim të problemeve
  • Vullnetin për të qenë në gjendje gatishmërie edhe pas orarit të punës
  • Certifikime profesionale

Administrator i sigurisë së të dhënave
Administratorët e sigurisë së të dhënave janë përgjegjës për definimin e kërkesave të sigurisë së rrjetit. Ata poashtu duhet të sigurohen që të gjitha masat e sigurisë janë të përditësuara, si dhe monitorojnë sigurinë përgjatë tërë kompanisë dhe implementojnë strategjitë e sigurisë.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Shkathtësi të të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhje të problemeve komplekse
  • Të menduarit në mënyrë innovative dhe proaktive
  • Vullnetin për të mësuar vazhdimisht gjëra të reja
  • Shkathtësi shumë të mira në programim, matematikë dhe në inxhinierinë e përgjithshme
  • Një prapavijë në shkenca kompjuterike

Administrator i sistemeve
Sikurse shumica e punëve në TIK, edhe administratorët e sistemeve duhet të demonstrojnë shkathësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve, shkathtësi në komunikim dhe shkathtësi analitike. Por administratorët e sistemeve poashtu duhet të kenë shkathtësi shumë të mira teknike për të kuptuar aspektin teknik të softverit dhe hardverit specifik të kompanisë.
Shkathtësitë që duhet t’i ketë:

  • Përvojë me serverët, ruajtje të kopjes rezervë dhe kthim të të dhënave (backup & restore) si dhe instalimin, rregullimin dhe përditësimin e softverit
  • Përvojë në zgjedhjen e problemeve të rrjetit (troubleshooting), dhe përzgjedhjen e hardverit dhe softverit
  • Certifikime si Microsoft Certified Systems Administrator (MCSA), Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE) ose Sun Certified System Administrator (SCSA)
Artikull i përshtatur nga CIO
Comments are closed.