fbpx

Nga të filloni nëse dëshironi të mësoni zhvillimin e uebit [këshilla për fillestarë]

Krijimi i uebfaqeve dhe aplikacioneve të ueb-it duke si një gjë shumë argëtuese. Nëse jeni të interesuar për këtë fushë, por nuk e dini nga t’ja filloni, atëherë ky artikull ju dedikohet juve.

Për shumë fillestarë është e vështirë të përcaktohen në numrin e madh të punimeve e aplikacioneve që duhet të përdoren, si për shembull cili ‘code editor’,‘comand line’ e ‘version control’ të përdoret. Për t’ju ndihmuar t’ia filloni këtij drejtimi pa humbur shumë kohë duke mësuar gjëra që nuk ju duhen, e kemi përfshirë një grumbull të burimeve të dobishme që do t’ju ndihmojnë t’ia filloni.

Ku t’ia filloni?
Ka SHUMË gjuhë programuese e vegla që mund t’i përdorni për zhvillim të ueb-it. Secila prej tyre i ka përparësitë e veta, por njëkohësisht e bën më të vështirë për t’u përcaktuar.

Për fillim mësoni ekskluzivisht vetëm HTML, CSS dhe JavaScript.

Nëse keni njohuri të hollësishme në  HTML, CSS dhe JavaScript ju mund të krijoni çkado në ueb.

Kodoni 10 orë në javë!
Synoni të shkruani kod për 10 orë në javë, në editor. Tutorialet, podcasts e blogs nuk llogariten si pjesë e atyre 10 orëve. Duket pak kohë për koncepte të reja të lëshojnë rrënjë, prandaj më hap të ngadalshëm do t’i rrisni shkathtësitë tuaja më lehtë.

Cilat vegla t’i përdorni?
Ju mund ta përdorni VsCode si editor të kodit. Përpos editorit të kodit ju duhet edhe një terminal për t’i lansuar komandat (run commands). Për këtë mund të shkrarkoni  iTerm2. Në fund ju duhet një brouser për ta testuar uebfaqen, kështu që sigurohuni që e keni të instaluar verzionin më të ri të Google Chrome.

Bëhuni pjesë e komunitetit.
Mënyra e vetme për t’i mësuar gjërat është t’ia filloni. Si pjesë e burimeve të dobishme ju mund të lexoni rregullisht artikuj apo të dëgjoni podcasts që kanë të bëjnë me zhvillimin e ueb-it. Për të qenë në rrjedha:

Në rrjete sociale mund të ndiqni një numër të zhvilluesve të ueb-it që japin këshilla për fushën e tyre. Këtu e keni një listë të shkurtër prej ku mund t’ia filloni:  Caldera , Dan AbramovKyle MathewsChristian NwambaWes BosJason Miller ???? ⚛Scott TolinskiRyan Florence.

Për të përvetësuar shkathtësitë e zhvillimit të ueb-it, e kemi paraqitur numrin minimal të orëve që ju duhen:

HTML dhe CSS
Kohëzgjatja: 40 orë
HTML i jep uebfaqes strukturë dhe CSS shërben për ta zbukuruar uebfaqen. Disa prej burimeve online që mund t’i përdorni për t’i mësuar janë:

Kur krijoni diçka të re fokusohuni në përdorimin e veglave për zhvillues që ofrohen nga Chrome (Chrome DevTools). Kjo ju ndihmon të mësoheni me përdorimin e tyre, dhe në të ardhmen do ta keni më të lehtë të punoni me to.

Source Control
Aplikojeni për secilin projekt që e bëni
Mos e kaloni këtë hap! Tash e tutje gjithmonë përdorni ‘source control’ për të menaxhuar ndryshimet që i bëni.  Për të filluar ju mund të instaloni GIT, krijoni një llogari në Github dhe të inicializoni  projektet tuaja.

Pasi të mësoheni me përdorimin e Github, filloni ta përdorni edhe SourceTree. Source Tree ju ndihmon t’i vizualizoni gjërat dhe është më e lehtë për tu përdorur.

JavaScript
Kohëzgjatja: 80 orë
JavaScript ju lejon të bëni gati çdo gjë për sa i përket ueb-it. Fokusohuni në mësimin e kësaj gjuhe programuese mirë. Nëse bëni hulumtime në internet mund të shihni gjuhët programuese si PHP, Ruby, Python, Node, Flask, React, Angular, Webpack, Jenkins, WordPress, Rollup, Firebase, Docker, Yaml etj. Të gjitha këto gjuhë programuese janë të mira, por ju duhet fillimisht të fokusoheni dhe ta mësoni mirë JavaScrip-in para se të filloni e të mësoni gjëra të tjera. Si mund ta filloni mësimin e JavaScript:

 

Bashkoni pikat
Kohëzgjatja: 60 orë
Përgjatë këtyre 60 orëve ju e keni për detyrë t’i merrni të gjitha njohuritë që i keni fiuar në GTML, CSS dhe JavaScript dhe t’i aplikoni sëbashku. Ju rekomandojmë të filloni me Javascript 30 , sa për t’ia nisur me projekte të ndryshme.

React
Kohëzgjatja: 100 orë
Mësimi i librarisë/framework tuaj të parë është një hap që e përmirëson ose prishë mësimin e zhvillimit modern të ueb-it. Shumica e kërkesave të tregut për zhvillues të ueb-it përfshijnë njohuri në librarinë apo Framework të Javascript. Ndër frameworks më të njohura janë React, Angular, Vue, Preact, dhe jQuery (edhe pse pakëz ka ndryshime kohëve të fundit). Me shumë gjasë do të përfundoni duke mësuar më shumë se një prej tyre, por ju preferojmë të filloni me React sa për t’i përdorur të gjitha njohuritë e fituara deri në këtë pikë. Prej kurseve online mund të ndiqni:

CSS
Kohëzgjatja: 20 orë
Deri në këtë pikë duhet të keni një koleksion të vogël të projekteve të krijuara, dhe mesiguri edhe keni mësuar pak CSS përgjatë rrugëtimit deri këtu. CSS zakonisht është gjëja e parë që mësohet, por është më e vështira për t’u përvetësuar.

Për ta zënë hapin lexoni  Modern CSS Explained For Dinosaurs.

Pas kësaj është Flexbox. Flexbox ju ndihmon të krijoni ‘layouts’ me lehtësi. Si burim të parë mësimor mund ta lexoni  How Flexbox works — explained with big, colorful, animated gifs.

Më shumë JavaScript
Kohëzgjatja: 20 orë
Nëse keni arritur deri këtu, është koha ta ngadalsoni hapin dhe të rishikoni se çka keni mësuar. Libraritë, skemat e kodimit, dhe praktikat më të mira ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por themeli i gjuhës nuk ndryshon.  Sigurohuni që e keni kuptuar këtë gjuhë programuese mirë para se të vazhdoni më tutje.

Gjatë rrugëtimit në këtë drejtim, të gjithë kemi nevojë edhe për ndihmën e profesionistëve të lëmisë. Prandaj krahas kurseve online ju mund të ndiqni edhe trajnime profesionale me ligjërues të fushës. Cacttus Education është një prej institucioneve më të kualifikuara në vend për trajnimet e fushës së teknologjisë. Për fillestarë, Cacttus Education ofron trajnimin Front End Web Development, ku si elementare mësohen gjuhët programuese HTML, CSS dhe JavaScript.

Nëse tashmë keni vendosur të studioni zhvillim të ueb-it dhe dëshironi të krijoni karrierë në këtë fushë atëherë këtë mund ta bëni përmes studimeve dyvjeçare që ofrohen në Cacttus Education. Gjatё studimit dyvjeqar nё Cacttus Education, ju do tё merrni aftёsi kreative dhe profesionale që ju përgatisin për ta ushtruar profesionet e fushës së zhvillimit të ueb-it dhe aplikacioneve mobile.

Shkarkoni Planprogramin e drejtimit “Zhvillim i të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”

Shkarkoni Planprogramin e trajnimit “Front End Ueb Development”

Artikull i përshtatur nga hackernoon.com

Comments are closed.