Kursi për Robotikë dhe Elektronikë në CacttuKids
A jeni të gatshëm t’i sfidoni shkathtësitë tuaja për elektronikë dhe robotikë? Ne në CacttuKids jemi duke organizuar kursin ku ju mund t’i praktikoni shkathtësitë tuaja duke programuar paisjet elektronike përmes Arduino-s. Arduino është një platformë e inxhinierisë elektrike që ju meson se si funksionojnë qarqet elektrike.
Me Arduinon ju jo vetëm që do të mësoni se si funksionojnë paisjet elektrike, por poashtu do të shihni se si programimi e elektronika funksionojnë së bashku duke ju mundësuar të krijoni shpikje të reja e interesante. Përmes shpikjeve kreative që vijnë nga imagjinata juaj, ju një ditë do ta ndryshoni botën duke zgjidhur probleme të ndryshme.
Tri gjërat kryesore që me kursin për Robotikë e Elektronikë do t’i mësoni janë:
- Bazat e inxhinierisë elektrike
- Si të programoni paisjet elektronike dhe dizajnoni qarqe elektrike.
- Si të përdorni platformën elektronike Arduino.
Edhe pak kohë ka mbetur deri në fillimin e kursit për Robotikë dhe Elektronikë.
Comments are closed.