Disa ide që t’ju inspirojnë për të koduar gjatë festave të fundvitit
Periudha e festave të fundvitit karakterizohet edhe me të ftohtit dhe dëborën. Por për ju që keni dëshirë të kodoni, kjo është koha më e mirë për t’u angazhuar në disa aktivitete shtesë. Dëshironi të vazhdoni të kodoni edhe gjatë pushimit dimëror, e festave të fundvitit? Atëherë kemi disa ide që do t’ju ndihmojnë të fokusoheni më lehtë.
Provoni diçka të re
Përdorni një program të ri, ose zhvilloni një projekt ndryshe. Përdor burimet online kur provoni diçka të re si: udhëzuesit, ushtrimet, FAQs, sfidat, eLearning/kurse online etj. Ndër aplikacionet e uebfaqet online mund të provoni Scratch, Tynker, Beetle Blocks, Gamefroot, dhe p5js.
Tregohuni metodik
Edhe kodi më kompleks ka fillime të thjeshta, prandaj edhe ju filloni projektin tuaj me diçka të thjeshtë. Pastaj vetëm vazhdoni t’i përsërisni njohuritë që i keni zhvilluar, e në këtë mënyrë do të krijoni diçka më komplekse.
Bëhuni kreativë
Kodimi kërkon kreativitet, edhe për të zgjidhur probleme, edhe për të zhvilluar tipare e ide të reja që ju lejojnë të zhvilloni shkathtësitë tuaja të kodimit. Inspirohuni prej jetës së përditshme për të menduar skenarë e për të nxjerrë ide, inspirim për krijim të objekteve, skenave e veprimeve. Po ashtu nxirrni ide nga librat, dokumentarët dhe filmat. Bëni diçka ndryshe nga shembujt e ushtrimet që i keni zhvilluar në klasë.
Kodoni
Vazhdimisht modifikojeni kodin të cilin e keni shkruar. Provoni dhe testoni koncepte e elemente të ndryshme si:
- Variables
- Control flow
- Boolean logic, comparisons
- Conditionals
- Functions/Custom blocks
- Objects/entities
Praktikoni një orar gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike duke limituar kohën që e kaloni në ato pajisje, përfshirë këtu edhe kohën që e kaloni duke koduar. Kodimi kërkon kohë dhe koncentrim por po ashtu kërkon edhe pauza. Po ashtu ju preferojmë të angazhoheni në një llojllojshmëri të aktiviteteve të tjera fizike dhe mendore. Kështu që ndihmojini procesit tuaj të kodimit duke marrë pushim!
Comments are closed.